Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Westbrook nuk mjafton për Thunder, Pelicans befasojnë Lakers

SALT LAKE CITY, UT - OCTOBER 21: Andre Roberson #21 of the Oklahoma City Thunder handles the ball during a game against the Utah Jazz on October 21, 2017 at Vivint Smart Home Arena in Salt Lake City, Utah. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this Photograph, user is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. Mandatory Copyright Notice: Copyright 2017 NBAE (Photo by David Sherman/NBAE via Getty Images)

Oklahoma City Thunder pësoi humbjen e dytë radhazi në po kaq ditë, pavarësisht se ka në përbërje Russel Wesbrook. 31 pikët, 10 asistet dhe 5 topat e rikuperuar nën tabelë nga 28-vjecari nuk mjaftuan për të shmangur disfatën ndaj Minnesota Timberwolves, që mundi të rrembente fitoren në sekondat e fundit, me vetëm 2 pikë diferencë, 113 – 115. Falë dyshes Towns-Wiggins (nga 27 pikë secili), Timberwolves morën avantazhin në mesin e periodës së dytë, por rrezikuan në minutën e fundit, pasi Thunder arritën të barazonin. Gjithsesi, baskebollistët e Minesota-s e ruajtën qetësinë sa për të shënuar koshin e fitores.

Los Angeles Lakers pësoi një humbje të papritur 112 – 119 në shtëpinë e saj ndaj New Orleans Pelicans. Të pranishmit në “Staples Center” prisnin suksesin e dytë radhazi të idhujve të tyre, por Pelicans morën kryesimin që në fillim, duke shkuar deri +22  pikë në periodën e dytë. Lakers, të udhëhequr nga Clarkson, që realizoi në total 24 pikë, iu afruan përmbysjes së madhe në periodën e katër, por New Orleans, me dy lojtarë në formë, Davis dhe Cousins, që shënuan respektivisht 27 dhe 22 pikë, fituan në fund me 6 pikë diferencë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...