Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Warriors shumë të fortë për Spurs, shkëlqejnë Pelicans dhe 76ers

3 fitore bindëse në mbrëmjen e NBA. Spikat më shumë suksesi i kampionëve në fuqi të Golden State Warriors. Skuadra e trajnerit Steve Kerr bëri ligjin ndaj San Antonios edhe në AT&T Center të Teksasit duke marrë një fitore me peshë që e çoi në 3-0 serinë e çerekfinaleve të Perëndimit mes tyre me Warriors që tashmë janë vetëm një fitore larg kualifikimit në raundin tjetër. Pa trajnerin legjendar Gregg Popovich në paniknë pasi ky i fund kishte humbur bashkëshorten, e cila u nda nga jeta, Spurs nuk bënë aspak rezistencë ndaj Golden State që sërish nuk e ndjeu mungesën e Stephen Curry-it, pasi Kevin Durant dhe Klay Thompson treguan edhe njëherë tjetër të gjithë potencialin e tyre. Debutimi në stol në një ndeshje play-off i zëvendësit të Popovich, italianit Ettore Messina nuk ishte fatësjellës për San Antonion që u dorëzua me rezultatin 110-97. 26 pikë 6 asiste dhe 9 rikuperime koleksionoi në total Kevin Durant ndërsa Thompson shtoi 19 pikë të tjera. Në krahun tjetër LaMarcus Aldrige i vetëm nuk mund të bënte më shumë, duke e mbyllur ndeshjen me 18 pikë, 4 asiste dhe 10 rebound.

Ashtu si Golden State hodhi një hap të sigurtë drejt kualifikimit edhe Neë Orleans Pelicans. Në Smothie King Center e udhëhequr nga dyshja Nikola Mirotic-Anthony Davis dhe falë një periode të parë fantastike të cilën e mbylli në avantazhin e 16 pikëve, New Orleans triumfoi me rezultatin 119-102 ndaj Portland Trail Blazzers duke e çuar në 3-0 serinë e përballjeve mes tyre. 30 pikë realizoi malazezi i natyralizuar spanjoll Nikola Mirotic ndërsa Anthony Davis me 28 pikë 2 asiste dhe 11 rikuperime poshtë tabelës ishte gjithashtu përcaktues.

Fitore e madhe e Philadelphia 76-ers brenda në American Airlines Arena përballë Miami Heat. 128-108 në favor të skuadrës nga Pensylvania ishin shifrat e kësaj sfide me Philadelphian që iu fal lojës së shkëlqyer në grup pasi plot 6 basketbollistë të 76-ers kapën një kuotë pikësh me 2 shifra në këtë ndeshje. Një fitore që i jep kryesimin e serisë në 2-1 skuadrës së trajnerit Broën. Të pamjaftueshme 23 pikët e sllovenit Goran Dragic për Miamin, ndërkohë që te Philadelphia më të mirë mbi parket ishin kamerunasi Embiid me 23 pikë dhe italiani Marco Bellineli me 21.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Bundesliga

Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman po e refuzojnë radhazi disa emra dhe pas Xabi...