Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Warriors dominojnë Rockets, Thunder u tregojnë forcën Clippers

Në takimet e radhës në NBA pritej me shumë interes përlasja mes dy kryesuesve të Konferencës së Perëndimit, Houston Rockets dhe Golden State Warriors. Kampionia në fuqi e kampionatit më elitar në glob, triumfoi në “Toyota Center” 114 – 124, pavarësisht së nuk kishte në përbërje për këtë përballje Kevin Durant. Në fakt, vendasit e ndien më shumë mungesën e James Harden, që duhet të qëndrojë dy javë jashtë skuadrës për shkak të një problemi fizik. Ndeshja u vendos në periodën e fundit, falë dyshesh Curry – Green. Nëse i pari shënoi 29 pikë, një më pak se Gordon i Rockets, Draymond Green, përveçse realizoi 17 pikë, spikati me 14 rikuperime dhe 10 asiste. Për Warriors, që marrin kryesimin në Perëndim, kjo ishte fitorja e nëntë radhazi në transfertë.

Oklhoma City Thunder ndërpret serinë e fitoreve radhazi të Los Angeles Clippers, duke i mposhtur 117-127 kalifornianët brenda në “Staples Center”. Pas një epërsie të lehtë të vendasve thuasje gjatë dy periodave të para, pjesa e parë u mbyll në barazim 64 – 64. Diferenca nisi në fillim të periodës së katër me një rezultat të pjesshëm 12 – 0 në favor të Thunder. “Triple double” i radhës për Russell Westbrook: 29 punti, 12 rikuperime dhe 11 asist. Paraqitje shumë e mirë edhe e Paul George, që e mbylli me plot 31 pikë të shënuara. Për fat të keq, Clippers humbën Teodosic pas vetëm 9 minutave lojë, ndërsa përpjekjet e DeAndre Jordan dhe Lou Williams, që realizuan nga 26 pikë, ishin të pamjaftueshme përballë Thunder.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...