Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, “turpërohen” Warriors e Celtics, Houston e Toronto u ushtrojnë presion

OAKLAND, CA - FEBRUARY 6: Stephen Curry #30 of the Golden State Warriors handles the ball against the Oklahoma City Thunder on February 6, 2018 at ORACLE Arena in Oakland, California. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, user is consenting to the terms and conditions of Getty Images License Agreement. Mandatory Copyright Notice: Copyright 2018 NBAE (Photo by Noah Graham/NBAE via Getty Images)

Një fitore si në ëndrra që askush nuk do ta kishte imagjinuar. Oklahoma City Thunder bëri goditjen e madhe në mbrëmjen e NBA-së. Formacioni i trajnerit Billy Donovan pas një ecurie negative prej 4 humbjesh radhazi, dhuroi spektakël brenda në Oracle Arena duke mposhtur kampionët në fuqi të Golden State me një diferencë të frikshme prej 20 pikë. 105-125 ishte rezultati i sfidës në favor të City Thunder që iu fal paraqitjes mbresëlënëse të Paul George autori i 38 pikëve. Për t’i shkaktuar humbjen e dytë rradhazi dhe të dytën rresht në përballjet ndaj Oklahomës mendoi edhe Rusell Westbrook i cili shkëlqeu me 34 pikë 9 asiste dhe 9 rikuperime. Të pamjaftueshme në krahun tjetër 33 pikët e Kevin Durant dhe 21 të Steph Curry-it. Moment pozitiv për Los Angeles Lakers. 16-herë kampionët e NBA-së, regjistruan fitoren e 3-të rresht pasi kaluan me shifrat e thella 112-93 Phoenix Suns. Ingram me 26 pikë dhe Randle me 21 ishin dy basketbollistët më të mirë mbi parket për kalifornianët të cilët falë këtij suksesi në Staples Center kanë më shumë shanse për të tentuar kualifikimin në play-off. Vazhdon të fitojë Houston Rockets që me suksesin në New York përballë Brooklyn Nets paralajmëroi kampionët e Golden State se vendin e parë në Konferencën e Perëndimit nuk e kanë edhe aq të sigurtë. Për të regjistruar fitoren e 5-të radhazi skuadra teksane mposhti Brooklyn Nets me shifrat 123-113, në një ndeshje ku spikatën me lojën e tyre James Harden dhe Chris Paul. Mjekëroshi Harden me 36 pikë 5 asiste dhe 4 rebound ndërkohë që ish basketbollisti i Clippers realizoi 25 pikë. Ndërkohë duelin mes dy skuadrave që kryesojnë në Konferencën  e Lindjes e fitoi Toronto Raports që bindi me lojë dhe rezultat ndaj Boston Celtics duke i dhënë një sinjal skuadrës më të titulluar të NBA se vendi i parë në Lindje nuk është pronë e tyre. 111-91 ishte rezultati që prodhoi sfida e Air Canada Center në favor të vendasve me Kyle Lowry që ishte më i miri për skuadrën kanadeze.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...