Basketboll

NBA, Thunder, Spurs dhe Pelicans në play off, garë mes Timberwolves dhe Nuggets

Përcaktohen matematikisht edhe tri skuadra të tjera në Konferencën e Perëndimit që ftojnë të drejtën për të marrë pjesë në fazën play off të NBA. Ato janë Oklahoma City Thunder, San Antonio Spurs dhe New Orleans Pelicans.

Thunder fituan 93 – 115 në parketin e Miami Heat, falë dyshesh George – Westbrook, me 50 pikë në total. Nëse George realizoi 27 pikë, Webrook sigloi “triple double”, pasi përveç 23 pikëve, dha 13 asiste dhe kontrolloi plot 18 topa poshtë koshit.

Nuk ndalet as San Antonio Spurs, që zhvilloi një periodë të katërt të jashtëzakonshme për të mposhtur 98 – 85 Sacramento Kings. Teksanët duhet të falënderojnë edhe një herë LaMarcus Aldrige, që spikati me shifra të dyfishtë, 15 pikë dhe 14 rikuperime, ndërsa Ginobili dhe Gay shtuan respektivisht 17 dhe 18 pikë.

Pelicans triumfuan me vetëm tri pikë diferencë 100 – 113 në “Staples Center” ndaj Los Angeles Clippers. Shfaqet në formë shumë të mirë Anthony Davis mes 28 pikë, por nuk mbetet pas Mirotic me shifra të dyfishta, 24 pikë dhe 16 rikuperime.

Minnesota dhe Denveri do ta zgjidhin në përballjen direkte vendin e tetë në Perëndim, me Nuggets që duhet të fitojnë në parketin e rivalëve.

Timberwolves triumfuan 113 – 94 ndaj Memphis Grizzlies, ndërsa Denveri kaloi 88 – 82 Portland Trail Blazers.

Në takimet e tjera, që vlenin më shumë për statistikë Toronto iu imponua 98 – 108 Detroit Pistons, me Valanciunas që rezultoi më i miri me 25 pikë.

Cleveland Cavaliers të udhëhequr nga Kevin Love dhe LeBron James, që shënuan respektivisht 27 dhe 26 pikë, triumfuan 109 – 123 ndaj New York Nicks, Brooklyn Nets – Chicago Bulls u mbyll 114 – 105, sfidë ku spikati për vendasit Grabble me 41 pikë,  ndërsa Milwaukee Bucks fitoi me lehtësi 102 – 86 Orlando Magic.

To Top