Basketboll

NBA, surprizojnë Lakers e Raptors, “thyhen” Spurs e Cavs, shkëlqen Boston

Vetëm 4 ishin ndeshjet në mbrëmjen e NBA, por spektakli dhe surprizat nuk munguan. Spikat humbja e thellë e Cleveland Cavaliers përballë Toronto Raptors por edhe fitorja fantastike e Los Angeles Lakers ndaj San Antonio Spurs. Ishin pikërisht kalifornianët ata që dhuruan surprizën e madhe të mbrëmjes. Lakers konfirmuan momentin e mirë që po kalojnë duke regjistruar fitoren e 3-të radhazi pasi mposhtën me rezultatin 93-81 skuadrën teksane në Staples Center. Në një ndeshje ku dominoi mbrojtja e skuadrës së dytë më të titulluar në NBA, Ingram ishte basketbollisti më i mirë mbi parket për LA Lakers pasi realizoi në total 26 pikë. Kjo ishte fitorja e 14-të sezonale për skuadrën kaliforniane që gjithsesi ka pak shanse të kualifikohet në play-off. Ndërkohë te San Antonio vazhdojnë të ndihen mungesat e  lojtarëve shumë të rëndësishëm sic janë Kawhi Leonard, Tony Parker, Danny Green dhe Rudy Gay, të cilët janë të dëmtuar.

Një humbje shokuese mori edhe Cleveland Cavaliers që në Kanada u dorëzua lehtësisht përballë vendasve të Torontos. Gjithçka shumë e thjeshtë për Raports, me skuadrën e trajnerit Dwane Casey që e dominoi takimin nga fillimi deri në fund duke mos vuajtur as mungesat e dy yjeve të ekipit Kyle Lowry dhe Serge Ibaka. 133-99 në favor të Torontos ishte rezultati i sfidës me kanadezët që blinduan vendin e dytë në Konferencën e Lindjes dhe njëkohësisht i shkaktuan Cleveland-it humbjen e 15-të sezonale. LeBron James realizoi 26 pikë për miqtë nga Ohio por në këtë sfidë diferencën e bëri loja në grup e Raptors me VanVleet që ishte basketbollisti më i mirë në parket për Raptors me 22 pikë.

Përmbysje endrrash në mbrëmjen e NBA për Boston Celtics që blindon kryesimin në konferencën e Lindjes duke mposhtur 103-114 Philadelphia 76-ers. Në sfidën londineze që u zhvillua në O2 Arena, Philadelphia dominoi gjysmën e parë të takimit duke arritur madje një avantazh prej plot 22 pikësh, për të pësuar më vonë reagimin prepotent të Boston që siguroi suksesin e 7 radhazi. Një fitorje me përmbysje ajo e Celtics që lë me shijen e hidhur për Philadeplian që kthehet me këmbë në tokë pas një serie pozitive të nisur që në ndeshjen e fundit të 2017-ës. Për Celtics më të mirët Jaylen Brown, me 21 pikë, Kyrie Irving me 20 pikë dhe Marcus Morris me 19 në një ndeshje të pabesueshme të përfunduar me rezultatin 103-114 që as që mund të imagjinohej në përfundim të periodës së dytë.

Për meritë të dyshes Lou Williams-Montrezl Harrell një fitore të rëndësishme mori edhe Los Angeles Clippers që mposhti në derbin kalifornian Sacramento Kings me rezultatin 121-115. 55 pikë realizuan të dysëbashku Williams dhe Harrell duke udhëhequr Clippers drejt suksesit të 20-të në këtë sezon që i afron ndjeshëm me zonën play-off.

To Top

Njoftim

DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë ende një dekoder apo modul të vjetër Tokësor SD, se duhet ta ndrrojnë patjetër me dekoder flyBOX ose T2 HD. E përfitoni falas me abonim Familjar ose Premium 12 mujor.

Pas proçesit të kalimit në T2, abonentët e tjerë me dekodera Tokësorë HD ose flyBOX, duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të kanaleve.DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë dekoder Tokësor HD ose flyBOX, dhe ju shfaqen probleme me sinjalin apo listimin e kanaleve, se duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të tyre.