Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, “shpërthen” Golden State, “shkëlqejnë” Wizards dhe Grizzlies

Golden State Warrios shpërthen me një fitore të frikshme 103 – 133 ndaj Dallas Mavericks në përballjen e katërt sezonale në NBA. Kampionët në fuqi, që kanë pësuar dy humbje surprizë ndaj Houstonit dhe Memphisit, u treguan të pamëshirshëm në “American Airlines Center”, ku gjetën një kundërshtar që u dorëzua që në periodën e parë. Curry, Durant dhe Thompson, që realizuan respektivisht 29, 25 dhe 21 pikë, ishin më të mirët mbi parket, sidomos në periodën e fundit, ku dhe e cuan diferencën në plot 30 pikë,

Gjen fitoren e parë sezonane pas tri humbjeve radhazi Philadelphia 76ers, që kaloi Detroit Pistons 86 – 97 falë lojës së shkëlqyer të basketbollistit nga Kameruni Embiid, që shënoi 30 pikë dhe kontrolloi 9 topa nën tabelë.

Befason sërish Memphis Grizzlies, që gjeti fitoren e tretë radhazi, këtë herë përballë Houston Rokckets të James Harden. 90 – 98 u mbyll kjo përballje, ku shkëlqeu Marc Gasol me 26 pikë, ndërsa Harden u ndal në 22 pikë.

Suksesin e tretë në po kaq ndeshje e siguroi edhe Washington Wizards, që kaloi kaloi 104 – 109 Denver Nuggets, edhe pse për vendasit shkëlqeu Jokic me 29 pikë, 5 asiste dhe 9 rikuperime.

San Antonio Spurs e bëri të pavlefshme paraqitjen e DeRozan, që shënoi plot 28 pikë për Raptors, pasi rezultati përfundimtar ishte 101 – 97 për skuadrën teksane. Në takimet e tjera u arritën këto rezultate: Miami Heat – Atlanta Hawks 104 – 93, Milwaukee Bucks – Charlotte Hornets 103 – 94 dhe Phoenix Suns – Sacramento Kings 117 – 115.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...