Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Rockets “knockdown” nga Warriors, s’mjaftojnë 41 pikët e Harden

Golden State fiton 106 – 119 ndaj Houstonit përpalljen e parë të serisë finale në Konferencën e Perëndimit, duke hedhur një hap të parë të rëndësishëm drejt finales së madhe për t’u konfirmuar skuadra kampione e NBA. Një përplasje titanësh në “Toyota Center”, aty ky për vendasit ishte e pamjaftueshme superperformanca e James Jarden, që e mbylli takimin me 41 pikë, 7 asiste dhe 4 rikuperime. Kundërpërgjigjet për Warriors Kevin Durant me 37 pikë, ndërsa Klay Thompson shtoi edhe 28 pikë të tjera për skuadrën nga Oakland.

Një grusht i rëndë apo “Knockdown” i parë për skuadrën më të mirë të sezonit të rregullt, që u dënua nga individë të veçantë të Warriors në momentet delikate të sfidës. Basketbollistët që drejtohen nga Steve Kerr ishin shumë të kujdeshshëm në qarkullimin e topit, duke e humbur në vetëm 9 raste gjatë ndeshjes, ndërsa në kundësulm rezultuan thuasje gjithmonë vrastarë.

Në fakt, pjesë e para u mbyll në ekulibër të plotë, me tabelën ekletronikë që tregonte të njëjtat shifra për të dyja skuadrat, 56–56.

Në fund të periodës së tretë Warriors krijuan një avantazh prej 7 pikësh 80-87, falë rezultatit të pjesshëm 31-24, diferencë që shkoi 16 pikë në fillim të periodës së fundit. E pamundur për Rockets që të përmbysnin rezultatin në minutat e fundit, me Warriors që triumfuan me 13 pikë diferencë.

Me këtë sukses në parketin e Houston Rockets Golden State ka fituar të paktën një ndeshje në transfertë në 18 seritë  e fundit play off, një rekord ky për skuadrën kaliforniane, që është vetëm një fitore larg rekordit të të gjitha kohërave në NBA, e që mbahet nga Miami Heat. Përballja e radhës do të zhvillohet po në “Toyota Center” të Houstonit.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...