Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Rockets i rikthehen fitores, “ok” Warriors, Cavs zhgënjejnë ndaj Minnesotas

Houston Rockets rigjen buzëqeshjen pas dy humbjeve radhazi në NBA. Forca e dytë në Konferencën e Perëndimit pas Golden State arriti të triumfonte 107 – 117 në parketin e Chicago Bulls falë lojës së mirë të dyshes Paul – Gordon, që realizoi në total 48 pikë, ndërkohë që James Harden vazhdon të qëndrojë në infermieri i dëmtuar. Për Bulls kjo ishte disfata e 27-të sezonale, që e mban larg zonës play off.

Nuk ndalet Golden State Warriors, që në “Oracle Arena” shfaqi formën më të mirë ndaj Denver Nugget, duke triumfuar 124 – 114. I papërmbajtshëm Stephen Curry me 34 pikë, 9 asist dhe 4 rikuperime, ndërsa Green shtoi 23 pikë të tjera për Warriors.

Humbje e rëndë e Cleveland Cavaliers në parkletin e Minnesota Timberwolves. LeBron James me shokë zhvilluan një ndeshje të dobët, duke u dorëzuar pa kushte me rezultat të thellë 127 – 99 në “Target Center” të Mineapolisit. Kanadezi Wiggins rezultoi më i miri mbi parket me 25 pikë, ndërsa për Cavs Green realizoi 22 pikë. Statistika mjaft  të dobëta për James, që në 26 minuta e gjysmë lojë shënoi vetëm 10 pikë, dha 5 asist dhe kontrolloi 8 topa poshtë koshit.

Bie edhe Detroit Pistons në fushën e New Orelans Pelicans 112 – 109. Anthony Davis shkëlqeu me 30 pikë dhe 10 rikuperime, ndërsa për miqtë nuk mjaftoi dyshja Harris – Bradley me 49 pikë në total.

Indiana Pacers kaloi 109 – 96 Milwaukee Bucks dhe mbetet në pozicionin e tetë në Konferencën e Lindjes, i fundit që siguron pjesëmarrjen në play 0ff.

Brooklyn Nets – Toronto Raptors u vendos në kohën shtesë, me kanadezët që fituan me vetëm një pikë diferencë 113-114. Spikati për Raptors DeRozan me 35 pikë, ndërsa për vendasit më i miri rezultoi Dinwiddie me 31 pikë.

Spursat, të udhëhequr nga LaMarcus Aldrige me 31 pikë e 12 rikuperime iu imponuan 100 – 107 Sacramento Kings, ndërsa Los Ageles Clippers kaloi në frymën e fundit 108 – 107 Atlanta Hawks, me Williams që spikati me 34 pikë.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...