Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Rockets fitojnë të 14-ën rresht, Warriors nuk lëshojnë terren

HOUSTON, TX - JANUARY 22: James Harden #13 of the Houston Rockets and Chris Paul #3 of the Houston Rockets celebrate against the Miami Heat on January 22, 2018 at the Toyota Center in Houston, Texas. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. Mandatory Copyright Notice: Copyright 2018 NBAE (Photo by Bill Baptist/NBAE via Getty Images)

Fitore identike për Houston Rockets dhe Golden State Warriors me dy skuadrat që vazhdojnë garën në distancë për vendin e parë në Konferencën e Perëndimit. Vazhdojnë të kryesojnë Rockets që nuk dinë më të ndalen. Houston regjistroi fitoren e 14-të radhazi pasi triumfoi edhe në transfertën kaliforniane përballë Los Angeles Clippers me rezultatin 102-95. Falë një periode të parë fantastike në fund të së cilës skuadra teksane kryesonte me 22 pikë avantazh, sfida e Staples Center nuk kishte më histori me Houstonin që më pas adminstroi rezultatin duke u lejuar Clippers-ave thjeshtë të ngushtonin shifrat. James Harden me 25 pikë dhe Clint Capela e Eric Gordon me nga 22 ishin dy basketbollistët më të mirë mbi parket për Rockets në këtë përballje. Vijon serinë e fitoreve radhazi edhe Golden State Warriors. Kampionët në fuqi të NBA,  iu falën dyshes Durant-Curry për të bërë detyrën në transfertën kryeqytetase ndaj Washington Wizards. Në Capital One Arena, Warriors triumfuan me rezultatin 109-101 në një sfidë ku Kevin Durant realizoi 32 pikë ndërsa Stephen Curry shtoi 25 të tjera. Koleksionoi fitoren e 43-të sezonale Toronto Raptors me skuadrën kanadeze që vazhdon të kryesojë Konferencën  e Lindjes. Në Florida sfida përballë Orlando Magic nuk kishte aspak histori me Toronton që arriti të fitonte me shifrat e thella 117-104. DeMare DeRozan me 21 pikë dhe Kyle Lowry me 17 pikë dhe 11 asiste dhe 7 rebound ishin dy basketbollistët që udhëhoqën skuadrën kanadeze drejt suksesit të rradhës në NBA. Për vendin e parë në Lindje që mbahet nga Raptors, gjithsesi nuk dorëzohet Boston Celtics. Vazhdon të fitojë edhe skuadra më e titulluar e basketbollit amerikan. Në TD Garden, Kyrie Irving realizoi 34 pikë në suksesin fantastik 134-106 të Celtics ndaj Charlotte Hornets. Me 26 pikë dhe 15 rebound nga Anthony Davis dhe 25 të tjera nga Holiday, New Orleans Pelicans dhuroi surprizën e madhe në mbrëmjen e NBA, pasi mposhti brenda në AT@T Center të Texasit, San Antonio Spurs me rezultatin 121-116.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...