Basketboll

NBA, rekordi i Bradley Beal, 51 pikë në fitoren e Wizards ndaj Blazers

Oklahoma City Thunder siguroi fitoren e tretë radhazi dhe të 11-tën sezonale në NBA falë një Russell Westbrook në formën e tij më të mirë. Në “Chesapeake Energy Arena” vendasit triumfuan 100 – 94 ndaj Utah Jazz, me “yllin” e Thunder që shkëlqey në çdo aspekt të lojës, duke realizuar 34 pikë, dhënë 14 asist dhe kontrolluar 13 topa poshtë koshit. 31 pikë shënoi Mitchel për Jazz, por që rezultuan të pamjaftueshme para performancës së Westbrook. Oklahoma kthehet në rrugën e duhur për zonën play off, ku sigurisht meritë të veçantë ka 29-vjeçari Westbrook.

Toronto Raptors mbetet skuadra me ecurinë më të mirë në ndeshjet shtëpiake. Në “Air Canada Center” kanadezët triumfuan 126 – 113 ndaj Phoenix Suns, duke realizuar për të 10-ën herë radhazi mbi 100 pikë. Një paraqitje mbresëlënëse si ekip e Raptors, çka reflektohet edhe te statistikat e ndeshjes, me DeRozan dhe Lowry që ishin më të mirët me nga vetëm 20 pikë secili.

Thjesht magjik Breadly Beal në fitoren 92 – 106 të Washington Wizards në paketin e Portland Trail Blazers.  24-vjeçari shënoi një rekord në karrierë, duke realizuar plot 51 pikë, thuasje sa gjysma e pikëve të skuadrës së tij. Paraqitja e jashtëzakonshme e Beal lë në hije formën e mirë që shfaqi për Blazers Damian Lillard, i cili shënoi 30 pikë, dha 9 asist dhe kontrolloi 8 topa poshtë koshit.

To Top