Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, “Ok” Warriors dhe Raptors, Pelicans befasojnë Blazers, 76ers dominojnë Miamin

Golden State Warriors përmbushin pritshmëritë në ndeshjen e parë të serisë së çerekfinale të Konferencës së Perëndimit në NBA. Kampionët në fuqi mposhtën 113 – 92 San Antonio Spurs në “Oracle Arena”, duke dominuar nga fillimi në fund ndaj teksanëve, pavarësisht mungesës së Stephen Curry-t. 5 basketbollistë të Warriors arritën shifra të dyfishta pikësh, por më i miri mbi parket rezultoi Klay Thompson me 27 pikë, ndërsa Durant dhe MvGee shtuan respektivisht 25 dhe 15 pikë për vendasit.

New Orlenas Pelicans morën një fitore shumë të rëndësishme 95 – 97 në parketin e Portland Trail Blazers, që edhe pse u gjenden në disavantazh prej 19 pikësh në periodën e tretë, për pak mund ta kishin çuar përballjen në shtesë. Pelicans patën një rënie të pashpjegueshme në pjesën e dytë, por falë 35 pikëve dhe 14 rikuperimeve të Anthony Davis si dhe 21 pikëve të Holiday morën një rezultat shumë të mire në ndeshjen e parë të serisë së play off-it.

Në Lindje Toronto Raptors vuajtën jo pak ndaj Washington Wizards, por në fund arritën të triumfonin 114 – 106 në Air “Canada Centre”. Pas një pjesë të parë aspak bindëse, që u mbyll 55 – 59 në favor të Wizards, kanadezët, të udhëhequr nga Serge Ibaka, që shënpoi në total 23 pikë dhe kontrolloi 12 topa poshtë koshit, e rritën ndjeshëm ritmin, duke fituar në fund me 8 pikë diferencë. Delon Wright e mbylli takimin me 18 pikë, ndërsa DeRozan u mjaftua me vetëm 17 pikë. John Wall, nga ana tjetër, realizoi 23 pikë dhe dha 15 asiste për Wizards, por pa mundur të shmangte humbjen.

Fitoren më bindëse e shënuan Philadephia 76ers ndaj Miami Heat me rezultatin 130 – 103. Në “Wells Fargo Center” të Philadelphias, skuadra nga Florida befasoi duke e mbyllur pjesën e parë në epërsi 56 – 60, por vendasit u shfaqën të papërmbajtshëm në dy periodat e fundit, duke shënuar plor 74 pikë, me 5 basketbollistë vendas që regjistruan shifra të dyfishta pikësh. Kryesojnë Redick dhe Bellinelli me 28 dhe 25 pikë, ndërsa për Heat më i miri rezultoi Olynyk me 26 pikë.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...