Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Miami thellon krizën e Orlandos, “buzëqeshin” San Antonio e Chicago

Miami Heat thellon krizën e Orlando Magic. Në American Airlines Arena festa ishte e gjitha për skuadrën e trajnerit Eric Spoelstra me Miamin që triumfoi në derbin e Floridas përballë Magic me shifrat e thella 107-89, duke i shkaktuar Orlandos humbjen e 9-të radhazi. Pjesa e parë përfundoi me 6 pikë në favor të miqëve por në fraksionin e dytë vendasit u rikthyen fuqishëm duke bërë diferencën mbi parket dhe duke marrë në fund një fitore të thjeshtë e 18-ta sezonale për Miami që falë këtij suksesi u ngjit në vendin e 8-të të Konferencës së Lindjes, pozicion që të kualifikon në play-off. Gjithçka e lehtë edhe për San Antonio Spurs që AT&T Center mposhti pa vështirësi 109-97 Brooklyn Nets duke koleksionuar fitoren e 24-të sezonale. Kawhi Leonard me 21 pikë ishte basketbollisti më i mirë mbi parket për skuadrën teksane ndërkohë që një meritë të padiskutueshme në këtë sukses të Spurs-ave e kishte edhe LaMarcus Aldridge autori i 20 pikëve ndërsa realizoi edhe 9 rebound e 2 asiste. Moment i mirë për Chicago Bulls. Skuadra nga Ilinois regjistroi fitoren e 8-të në 10 ndeshjet e fundit teksa u rikthye te suksesi pasi mposhti në transfertën e Winsconsin Milëaukee Bucks me shifrat 115-106. Nicola Mirotic me 24 pikë e 8 rebound  mori për dore Chicagon ndërkohë që Milëaukee nuk i mjaftuan 28 pikët e realizuara nga greku Giannis Antetokounmpo. Një fitore të thjeshtë mori edhe Los Angeles Clippers që në Staples Center triumfoi në derbin kalifornian ndaj Sacramento Kings 122-95. Harrell dhe Lou Williams ishin dy më të mirët për Clippers pasi të dysëbashku realizuan 43 pikë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...