Basketboll

NBA, Miami befason Toronton, tjetër humbje për City Thunder

Një kosh i realizuar nga Wayne Ellington vetëm një sekondë para rënies së sirenës për përfundimin e ndeshjes i dha fitoren e ngushtë 89-90 Miami Heat në parketin e Toronto Raptors, duke ndërprerë serinë prej 12 suksesesh radhazi të kanadezëve brenda në “Air Cana Center”. Goran Dragic realizoi 24 pikë dhe rikuperoi 12 topa poshtë koshit për ekipin nga Florida, që shënoi ecurinë me të mirë sezonale prej 5 fitoresh radhazi. Në radhët e Raptors mungonte për arsye dëmtimi Kyle Lowry, ndërsa DeRozan e mbylli si zakonisht me statistikat më të mira: 25 pikë, 6 asist dhe 4 rikuperime.

Oklahoma City Thunder pësoi humbjen e dytë radhazi, këtë herë nga Portland Trail Blazers 106 – 17 brenda në “Chesapeake Energy Arena”. Skenën në këtë përballje e rrëmbeu McCollum me 27 pikë, 7 asist dhe 3 rikuperime, ndërsa për vendasit Russell Westbrook u ndal në vetëm 22 pikë, 12 asist dhe 9 topa të kontrolluar poshtë koshit.

Rikthehet te fitorja Dallas Maverick, që kaloi 114 – 99 Orlando Magic. Dirk Nowitzki dhe Dennis Smith Jr. realizuan secili nga 20 pikë për vendasit, që ndalën serinë prej 3 humbjesh radhazi.

Ndërkohë në “Staples Center” Los Angeles Lakers iu imponua 99 – 86 Sacramento Kings në duelin e fundtabelës në Konferencën e Perëndimin. Të dyja skuadrat po zhvillojnë një sezon të dobët me shanse  minimale për t’u renditur në zonën play off në fund të sezonit të rregullt.

To Top

Njoftim

DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë ende një dekoder apo modul të vjetër Tokësor SD, se duhet ta ndrrojnë patjetër me dekoder flyBOX ose T2 HD. E përfitoni falas me abonim Familjar ose Premium 12 mujor.

Pas proçesit të kalimit në T2, abonentët e tjerë me dekodera Tokësorë HD ose flyBOX, duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të kanaleve.DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë dekoder Tokësor HD ose flyBOX, dhe ju shfaqen probleme me sinjalin apo listimin e kanaleve, se duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të tyre.