Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, “magjia” e Griffin u jep fitoren Clippers, Cousins 41 pikë për Pelicans (Video)

 

Një trepikësh Blake Griffin në sekondën e fundit i dha një fitore të pabesueshme 103-104 Los Angeles Clippers në fushën e Portland Trail Blazers. Një gjuajtje e saktë për tre, që ruan pathyeshmërinë e kalifornianëve në këtë fillim sezon që kanë arritur katër suksese radhazi. Los Angeles Clippers dhe Sun Antonio Spurs mbeten skuadrat e vetme në këtë fillim sezoni të NBA që ruajnë parthyeshmërinë. Griffin është shndërruar në lojtarin me të rëndësishëm për Clippers, teksa në këtë përballje të fundit realizoi 25 pikë, dha 5 asiste si dhe kontrolloi 8  topa poshtë koshit. Po 25 pikë realizoi edhe Lillard, ndërsa MeCollum shtoi edhe 23 pikë të tjera për Blazers, që panë t’u ikte fitorja nga duart pukërisht në momentin e sinjalizimit të sirenës për fundin e ndeshjes.

Nuk di të ndalet më as Boston Celtics, që kaloi 89 – 96 Milwaukee Bucks. 28 pikë, 7 asiste dhe 10 rikuperime regjistroi greku Antetokounmpo për Bucks, por nga ana tjetër u kundërpërgjigjen Horford dhe Irving respektivisht me 27 dhe 25 pikë.

Mempis Griezzlies, i udhëhequr nga spanjolli Marc Gasol, që shënoi 25 pikë, mposhti në “FedExForum” Dallas Mavericsk 96 – 91. Conley shtoi edhe 22 pikë të tjera për Grizzlies, e po kaq pikë realizoi edhe Barnes, që pati statistikat më të mira për Mavericks.

Chicago Bulls “zhyt” në krizë të thellë Atlanta Hawks, duke iu imponuar 91 – 86. Në prani të më shumë se 21 mijë spektatorëve në “United Center”, spikati italiani Belinelli me 23 pikë.

Në takimin e fundit të mbrëmjes Sacramento Kings u mposht në shtëpi nga New Orleans Pelicans 106 – 114, falë formës së mrekullueshme të DeMarcus Cousins, që shënio plot 41 pikë dha 6 asiste dhe rikuperoi në mënyrë të pabesueshme 23 topa nën tabelë.

https://www.youtube.com/watch?v=GaIyZhDWhxE

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...