Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, LeBron “jashtëtokësor”, Cleveland barazon 3-3 serinë ndaj Boston

Falë një tjetër paraqitje mbresëlënëse të atij që tashmë është e vështirë të mos e konsiderosh si basketbollin më të mirë të të gjitha kohërave, Cleveland Cavaliers mban gjallë shpresat për titullin në Lindje dhe për të prekur finalen e madhe të NBA-së. LeBron James merr për të disatën herë për dore skuadrën nga Ohio duke u shfaqur në një formë të shkëlqyer në ndeshjen e 6-të të serisë së finaleve të Lindjes ndaj Boston Celtics, duke e udhëhequr Cleveland-in drejt një fitoreje të madhe me shifrat 109-99. Me 46 pikë në 46 minuta lojë mbreti James ishte thjeshtë fantastik ndërsa skuadra kampione e konferencës së Lindjes do të përcaktohet tashmë në ndeshjen e 7-të që do të zhvillohet në TD Garden të Bostonit, aty ku do të duhet një tjetër provë super e LeBron që Cavaliers të kapin finalen e madhe të NBA.

Në Quicken Loans Arena, Cleveland nuk e nisi në mënyrën më të mirë sfidën  teksa pas vetëm 5 minutash lojë humbi shërbimet e Kevin Love për arsye dëmtimi, ndërsa në fund të periodës së parë tabela elektronike tregonte shifrat 25-20 në favor të Boston. Megjithatë mbreti i James nuk u demoralizuar duke nxjerrë më të mirën nga repertori i tij. Përveç 46 pikëve, LeBron shtoi edhe 9 asiste dhe 11 rikuperime për një paraqitje në kufijtë e perfektes.  Perioda e dytë ishte e gjitha nën shenjën e Cavaliers të cilët jo vetëm përmbysën shifrat por u shkëputën me 11 pikë epërsi në fund të pjesës së parë. Në fraksionin e dytë Cleveland administroi rezultatin duke marrë një fitore me peshë që e mban në lojë, ndërsa përveç James spikat edhe George Hill me 20 pikë. Përsa i përket Bostonit, ishin të pamjaftueshme 55 pikët e realizuara nga dyshja Terri Rozier-Jayson Tatum. Ndeshja e 7-të do të zhvillohet mbrëmjen e të dielës me orën amerikane që përkon me mëngjesin e të hënës në Shqipëri. Mbetet për t’u parë tashmë nëse edhe në takimin që do të përcaktohet skuadra kampione e Lindjes do të vendosë faktori “shtëpi”, siç ka ndodhur në 6 përballjet e deritanishme me skuadrën vendase që ka fituar gjithmonë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...