Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, LeBron çon Cavs në finale të Lindjes, 76ers shtyjnë festën e Celtics

Cleveland Cavaliers shkatërruan 128–93 Toronto Raptors dhe sigurojnë finalen e Konferencës së Lindjes pa pësuar qoftë një humbje ndaj ekipit kanadez, që e mbylli sezonin e rregullt në vendin e parë. Në parketin e “Quicken Loans Arena” të Clevelandit LeBron James me shokë dhuruan spektakël, sidomos gjatë pjesës së dytë, duke mos e vënë në diskutim për asnjë moment suksesin, aq sa diferenca me rënien e sirenës për përfundimin e përballjes së katërt të serisë ishte e frikshme, plot 35 pikë. LeBron James nuk heq dorë nga të qenit lider, duke shënuar 29 pikë, dhënë 11 asiste dhe kontrolluar 8 topa poshtë koshit, ndërsa Kevin Love shtoi edhe 23 pikë të tjera për Cavs.

Philadelphia 76ers triumfuan 103-92 ndaj Boston Celtics, duke ndezur një fije shprese për një përmbysje të madhe, teksa seria e gjysmëfinaleve shkon në 3-1. Në “Wells Fargo Center” të Philadephias përpallja nisi e ekuilibruar, me Celtics që morën përkohësisht kryesimin në fillim të periodës së dytë, por u fikën me kalimin e minutave, duke u dhënë mundësi 76ers të që në fillim të periodës së fundit të krijonin në distancë prej 18 pikësh, e mjaftueshme për të marrë fitoren e parë të serisë. Për vendasit spikati Dario Saric me 25 pikë, ndërsa për Celtis nuk mjaftoi Jayson Tatum, që e mbylli takimin me 20 pikë. Sfida e pestë e serisë zhvendoset në TD Garden të Bostonit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...