Basketboll

NBA, James s’mjafton për Cavs, “ok” Rockets, Toronto 10 fitore radhazi

As Indiana Pacers nuk mund ta ndalë Toronto Raptors. Skuadra kanadeze triumfoi 99 – 106 në “Bankers Life Fieldhouse” të Indinapolisit, duke siguruar fitoren e 10-të radhazi në sezonin e rregullt, për t’u shkëputur edhe më shumë nga Boston Celtics i vendin të dytë në Konferencën e Lindjes. DeMar DeRozan, më i miri mbi parket pë Raptors e mbylli takimin me 24 pikë, ndërsa Valanciunas shtoi edhe 16 pikë të tjera si dhe rikuperoi plor 17 topa.

Cleveland Cavaliers iu kthye humbjes, këtë radhë në parketin e Portland Trail Blazers me rezultatin 113 – 105. Bëri gjithçka LeBron James, duke realizuar 35 pikë dhe kontrolluar 14 topa poshtë koshit, por skuadra vendase falë formës që shfaqën McCollum dhe Lillard, respektivisht me 29 dhe 24 pikë, fituan ndeshjen e 11-të radhazi, për të forcuar pozitat në vendin e tretë në Perëndimit.

James Harden me 24 pikë dhe Eric Gordon me 23, ndihmuan Houston Rockets për të mposhtur 101 – 96 Los Angeles Clippers. Kalifornianët mbetën jashtë zonën play off, por kanë dy ndeshje më pak se San Antonio Spurs e vendit të tetë.

Philadelphia 76ers rikuperoi një deficit prej 13 pikësh të krijuar në periodën e tretë, për të mposhtur në fund 110 – 118 New York Nicks. Në “Madison Square Garden” Joel Embiid rrëmbeu skenën me 29 pikë, ndërsa për njujorkezët më i miri rezultoi Beasley me 24 pikë.

Dwight Howard me 33 pikë, që është edhe rekordi personal më këtë sezon, ndihmoi Charlotte Hornets që të fitonte 117 – 129 në parketin e Atlanta Hawks.

19 humbje radhazi për Memphis Grizzlies, që këtë radhë u dorëzua në frymën e fundit 110-111 ndaj Chicago Bulls. 24 sekonda para rënies së sirenës, Grizzlies kryesonin 110 – 109 por dy gjuajtje të lira të sakta nga tre të Antonio Blakeney përbysën githçka në sekondat e fundit.

Pas 7 fitoreve radhazi, New Orleans Pelicans u dorëzua 98 – 93 në parketin e San Antonio Spurs. Utah Jazz e pati të lehtë suksesin 116 – 88 ndaj Phoenix Suns, mdërsa “triple double” i tetë sezonal i Nikola Jokic e ndihmoi Denver Nuggets të mbante gjallë shpresat për në play off, duke iu imponua 120-113. Detroit Pistons.

 

To Top