Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Golden State bie në Houston, vendimtar Chris Paul

Houston Rockets vetëm një hap drejt kualifikimit në finalen e e madhe të NBA. Skuadra teksane fitoi 98 – 94 përballjen e pestë ndaj Golden State, duke marrë avantazhin 3-2 në serinë finale të Konferencës së Perëndimit.

Në “Toyota Center” të Houstonit ai që spikati nuk ishte James Harden, por Chris Paul, që 18  nga 20 pikët e tij i realizoi vetëm në pjesën e dytë, duke rezultuar vendimtar në momentet më delikate të sfidës. Lajmi i keq për Rockets është se pikërisht Chris Paul u largua i dëmtuar në fund të takimit, për shkak të një problemi në gju. Mbetet në dyshim serioz prania e tij në përballjen e 6-të të serisë, që do të zhvillohet në “Oracle Arena”. Nëse pikët e Chris Paul kishin rëndësi të veçantë për suksesin final, më i miri mbi parket për Rockets rezultoi Eric Gordon me 24 pikë, ndërsa James Harden u ndal në 19 pikë.

Për Golden State bëri detyrën Kevin Durant me 29 pikë, ndërsa Klay Thompson dhe Stephen Curry shtuan respektivisht 23 dhe 22 pikë, një paraqitje kjo poshtë mesatares për “yjet” e Warriors.

“Nuk kemi qenë kurrë në këtë pozitë, duhet të kthejmë rezultatin dhe t’i japim fund kësaj historie,” – deklaroi Stephen Curry në përfundim të përballjes.

Tashmë beteja zhvendoset në parketin e Golden State, ku Rockets do të tentojnë me gjithë mundësitë që kanë të bëjnë atë që arritën në përballjen e katërt të serisë, për t’u kualifikuar më pas në finalen e madhe të NBA, pa qenë nevoja që të luhet takimi i shtatë.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...