Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA/ Golden State bie dhe dorëzon kreun, Westbrook ‘i papërmbajtshëm’

Golden State nuk ka arritur të ruajë serinë e fitoreve radhazi, pasi ka humbur ndaj një rivali jo shumë të fortë si Denveri. Kevin Durant ishte më i miri për Warriors me 19 pikë, 1 asist dhe 6 rikuperime, që gjithsesi ishin shumë pak për të udhëhequr Golden State te fitorja. Nga ana tjetër Denver Nuggets regjistruan fitoren 81-96, të udhëhequr nga Harris dhe serbi Jokiç, që ishin më të mirët në këtë takim. Me këtë humbje, Golden State ka dorëzuar kreun e Konferencës së Perëndimit, për t’ia lënë sërish Houston Rockets.

Indiana Pacers dhe Brooklyn Nets dhuruan spektakël në ndeshjen e mbrëmshme, të fituar nga vendasit me rezultatin 123-119. Nets krijuan një distancë të konsiderueshme në gjysmën e parë të lojës, ndërsa në pjesën e 3-të humbën me rezultatin 39-24 dhe koha e rregullt përfundoi në barazim 111-111. Në kohën shtesë, ishin Pacers ata që dominuan dhe arritën të fitojnë 12-8. Oladipo ishte më i miri absolut për të dy skuadrat me 38 pikë, 6 asiste dhe 4 rikuperime.

Washington Wizards u rikthye fuqishëm ndaj Orlando Magic, duke fituar me rezultatin e thellë 130-103. Wizards fituan 3 nga 4 pjesët e ndeshjes dhe të gjitha me distancë të konsiderueshme, ndërsa Orlando arriti të imponohet vetëm në pjesën e 3-të. Loja mjaft e mirë e Payton me 30 pikë, 10 asiste dhe 5 rikuperime, nuk i mjaftoi Magics për të marrë rezultat në Washington.

Pas 2 humbjeve radhazi, Boston Celtics u rikthye te fitorja, por edhe në krye të renditjes së Konferencës së Lindjes. Irving dhe Brown udhëhoqën Celticsat në fitoren e thellë 117-92 ndaj Chicago Bulls, duke shënuar të 2 bashkë 45 pikë, 10 asiste dhe 8 rikuperime.

Edhe Portland i dha fund krizës me 3 humbje radhazi, duke u rikthyer vetëm në pjesën e fundit, në transfertën ndaj Los Angeles Lakers. Blazers fituan 22-25 në pjesën e 4-t të ndeshjes dhe pikërisht kjo diferencë 3-pikëshe i dha edhe fitoren e takimit me rezultatin 92-95.

Pas Orlandos, sot ishte radha e Miami Heats që të provojë forcën e New Orleans Pelicans, që regjistroi një tjetër fitore me rezultatin 94-109. Pelicans arritën të mbyllin me fitore çdo pjesë, por deçiziv ishte fraksioni I 3-të, ku fituan me një diferencë prej 9 pikësh dhe krijuan shkëputje.

Westbrook vijon të udhëheqë Oklahoman drejt serisë së disa fitoreve radhazi. 27 pikë, 10 asiste dhe 10 rikuperime, ishin shifrat e çmendura që regjistroi basketbollisti amerikan dhe që I dhanë Oklahoma City Thunder fitoren 89-103 ndaj Utah.

Në takimet e tjera, San Antonio Spurs triumfoi me rezultatin 99-108 ndaj Sacramentos, Minnesota fitoi 115-106 ndaj Phoenix dhe Charlotte mposhti 111-106 Milëakeen.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...