Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Gallinari prezantohet te Los Angeles Clippers

Basketbollisti italian, Danillo Gallinari është prezantuar zyrtarisht te Los Angeles Clippers, në një konferencë për mediat. 29 vjeçari la Denverin pas gjashtë sezonesh dhe iu bashkua Clippers-ave, ndërsa deklaroi se ishte i emocionuar ashtu si në ditën e parë të shkollës.

“Mezi po pres të fillojmë stërvitjen. Javët e ardhshme janë thelbësore për të ndërtuar kiminë perfekte dhe të stërvitesh nga Rivers është një nder”, u shpreh Gallinari. Ai shtoi gjithashtu se De Andre Jordan dhe Blake Griffin ishin një nga arsyet më të forta që zgjodhi Los Angeles Clippers.

“Të luaja bashkë me Jordan dhe Griffin më tundonte tej mase, ndaj zgjodha të bashkohem me Clippers. Nuk kam luajtur asnjëherë me sportistë kaq të gjatë dhe të fortë, ndaj zgjodha të vij këtu, sepse me janë ofruar mundësitë më të mira për të luajtur dhe fituar”, deklaroi basketbollisti Italian.

Danillo Gallinari është 29 vjeç dhe 2.08 metra i gjatë, ndërsa karrierën e tij si basketbollist e ka nisur në Itali dhe prej 2011-ës luan në NBA.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...