Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, “fluturojnë” Rockets, Paul George 37 pikë në suksesin e Thunder

Houston Rockets arrin një fitore bindëse 95 – 118 në parketin e Indiana Pacers, duke forcuar pozitat në krye të Konferencës së Perëndimit me 11 suksese dhe vetëm 3 disfata në 14 ndeshjet e para të sezonit të rregullt. Në “Bankers Life Fieldhouse” skuadra e drejtuar Mike D’Antoni praktikisht e siguroi fitoren që në periodën e pare, të cilën e mbylli me 17 pikë avatazh, 18 – 35, duke realizuar thuasje dyfishin e pikëve të kundërshtarit. James Harden edhe në këtë përballje ishte inspiruesi i Rockets me 26 pikë, 15 asist dhe 5 rikuperime, ndërsa për vendasit spikati Oladipo me 28 pikë, 2 asist dhe 4 topa të kontrolluar nën tabelë. Për Pacers, që po zhvillojnë një sezon me shumë luhatje, kjo ishte humbja e tetë në total, e katërta vetëm në 5 takimet e fundit.

112 – 99 triumfoi Oklahoma City Thunder në “Energy Arena” ndaj Dallas Mavericks, që mbetet skuadra më e dobët e këtij fillsezoni në Konferencën e Perëndimit. Për t’i dhënë suksesin e dytë radhazi dhe të gjashtin në total Oklahomas menduan Paul George dhe Russell Wesbrook, që realizuan respekitvisht 37 dhe 26 pikë. Për Dallasin, statistikat më të mira i përkasin Barnes, që shënoi 22 pikë, dha 1 asist dhe kontrolloi 13 topa nën tabelë. Më herët Detroit Pistons mposhti 112 – 103 Miami Heat, ndërsa Boston Celtics kaloi me vetëm një pikë diferencë Toronto Raptors 95 – 94, për suksesin e 12-të sezonal.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...