Basketboll

NBA, fitojnë të mëdhatë, Bostoni pa “frena”

Boston Celtics konfirmohet si skuadra e momentit në Nba. Formacioni nga Masacusettsi regjistroi fitoren e 6-të duke blinduar vendin e parë në Konferencën e Lindjes pasi kaloi me rezultatin e ngushtë 87-85 Brooklyn Nets brenda në New York. Skuadra më e titulluar e NBA koleksionoi kështu fitoren e 33-të sezonale më shumë se çdo skuadër tjetër në këtë sezon. Në një ndeshje ku dominuan mbrotjet më i miri mbi parket për Celtics ishte i përhershmi Kyrie Irving, autori i 21 pikëve ndërsa e ndihmoi Bostonin edhe me 4 asiste e 6 rebound.

Buzëqesh më në fund edhe Cleveland Cavaliers. Nënkampionët e NBA të cilët kanë rrëshkitur në vendin e 3-të të Konferencës së Lindjes u rikthyen te fitorja pasi mposhtën në transfertën e Floridas, Orlando Magic me rezultatin 131-127. Thjeshtë magjik LeBron James autori i një ndeshjeje të shkëlqyer në të cilën koleksionoi 33 pikë 9 asiste dhe 10 rebound. Një ndihmë të madhe Cleveland-it në këtë sukses ia dha edhe Kevin Love i cili shënoi 27 pikë, ndërkohë që Orlandos nuk i mjaftuan 30 pikët e realizuara nga Aaron Gordon.

Nuk ka rivalë Golden State në Perëndim. Warriors regjistruan fitoren e 4-t radhazi pasi në Staples Center dominuan Los Angeles Clippers me rezultatin 121-105, falë një Stephen Curry në formë të jashtëzakonshme që është rikthyer më i fortë se kurrë nga dëmtimi dhe në këtë sfidë realizoi plot 45 pikë për të udhëhequr Golden State drejt fitores së 42-të sezonale.

Pas disfatës ndaj Golden State, Houston Rockets mori një tjetër goditje dhe tashmë arritja e vendit të parë në Konferencën e Perëndimit është kthyer në një mision të pamundur për skuadrën teksane. Këtë herë Houston u mposht në Michigan nga vendasit e Detroit Pistons me rezultatin 108-101. Pa James Harden të dëmtuar, Rocekts e kishin shumë të vështirë t’i bënin rezistencë Detroit-it. Te Pistons spikatën Harris dhe Smith ndërkohë që për Houston më i miri në parket ishte Chris Paul.

Në mbrëmjen e NBA, spikat edhe fitorja e thellë e Indiana Pacers ndaj Chicago Bulls me shifrat 125-86. Olapido dhe litunezi Sabonis ishin dy heronjtë e skuadrës nga Indianapolis pasi të dy sëbashku realizuan 45 pikë. Një fitore të lehtë regjistroi edhe Minnesota Timberwolves që në Minneapolis kaloi 116-98 Neë Orleans Pelicans për meritë të dyshesh Karl Anthony-Towns- Jimmy Butler të cilët realizuan nga 21 pikë secili.

To Top