Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Durant impresionues, Warriors dhe Rockets pranë finales në Perëndim

Glden State Warriors me një këmbë në finalen e Konferencës së Perëndimit. Kampionët në fuqi të NBA, mposhtën 92-118 New Orleans Pelicans dhe e çojnë në 3-1 avantazhin e serisë së gjysmëfinaleve. Në këtë përballje të katërt, të zhvilluar në “Smoothie King Center”, më i miri mbi parket rezultoi Kevin Durant me 38 pikë, 5 asiste dhe 9 rikuperime, ndërsa Stephen Curry, që vetëm pak ditë më parë është kthyer nga dëmtimi, u mjaftua me 23 pikë. 26 pikët e Anthony Davis ishin shumë pak për Pelicans, që vështirë se mund të bëjnë mrekullinë, me përballjen e radhës që do të zhvillohet në “Oracle Arena”. Warriors e nisin më marshin më të lartë sfidën, duke e mbyllur periodën e parë me +15 pikë. Kundërpërgjigjja e Pelicans ishte e pamjaftueshme, sepse në pjesën e dytë miqtë jo vetëm që e ruajtën epërsinë, por krijuan një distancë prej 26 pikësh në fund të sfidës.

Kur luajnë Houston Rockets emri i parë që përmendet është pa dyshim James Harden, por në përballjen e katërt të serisë dhe në të dytën radhazi në parketin e Utah Jazz skenën e rrëmbeu Chris Paul, që ishte inspiruesi i skuadrës së tij në fitoren 87-100, duke shënuar 27 pikë, dhënë 6 asiste dhe rikuperuar plot 12 topa poshtë koshit, me rezultatin e serisë që shkon 3-1. James Harden, këtë radhë ishte poshtë mesatares së tij, pasi realizoi vetëm 24 pikë.

Në “Vivint Smart Home Arena” të Salt Lake City u kuptua që në fillim se Jazz do ta kishin shumë të vështirë të përballonin Rockets. Në pushimin mes pjesëve miqtë kishin krijuar një avantazh prej 10 pikësh, epërsi që shkoi në 13 pikë me rënien e sirenës për përfundimin e takimit. Përballja e radhës zhvendoset në “Toyota Center” të Houstonit, ku Harden me shokë kanë mundësi të mbyllin llogarite me Utah dhe të mendojnë më pas për finalen, më shumë gjasa ndaj Golden State.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...