Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA/ DeRozan nuk mjafton, Toronto bie ndaj kampionëve në fuqi

Ndonëse DeRozan shkëlqeu dhe shënoi 42 pikë, 3 asiste e 5 rikuperime, sërish nuk arriti të ndihmojë Toronton të marrë fitoren përballë kampionëve në fuqi, Golden State Warriors. Këta të fundit dominuan në gjysmën e parë të ndeshjes, duke siguruar një distancë prej 27 pikësh, kjo edhe falë lojës së mirë të Kevin Durant dhe Thompson. Kanadezët e Raptors reaguan në pjesën e 3-të dhe veçanërisht në të 4-tën, por duke e reduktuar diferencën në vetëm 2 pikë, por pa arritur t’i heqin fitoren Warriors që regjistruan rezultatin final 125-127.

Mjaft emocionuese ishte edhe sfida mes Washington Wizards dhe Brooklyn Nets. Edhe këtu, vendasit dominuan në gjysmën e parë të sfidës, ndërsa Nets u kundërpërgjigjën në gjysmën tjetër duke bërë që koha e rregullt të përfundojë në barazim 107-107 dhe takimi t’i drejtohet kohës shtesë. Këtu Wizards bënë diferencën, duke fituar 12-6 dhe regjistruar rezultatin final 119-113. Beal dhe Wall ishin më të mirët për Wizards, duke shënuar 47 pikë, 22 asiste dhe 7 rikuperime së bashku.

Pas humbjes në Los Angeles, ndaj Lakers, San Antonio Spurs bëri autokritikë dhe fitoi duke dominuar në përballjen me Denver Nuggets. Vendasit dominuan veçanërisht pjesën e parë dhe të 4-t, ndërsa gjithë takimin e fituan me rezultatin 112-80, duke vijuar mbrojtjen e vendit të 3-të në Konferencën e Perëndimit, pavarësisht kërcënimit që ju vjen nga Minnesotta. Lojtari më I mirë I ndeshjes, ishte serbi i Denverit, Jokiç, që shënoi 23 pikë, 7 asiste dhe 9 rikuperime.

Në takimin e fundit të mbrëmjes, Chicago Bulls mori një tjetër fitore, që ashtu si në New Yorkut, edhe ndaj Detroit Pistons ishte mjaft e vuajtur dhe me vetëm 2 pikë diferencë, 107-105.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...