Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Cleveland rigjen fitoren, Spurs dominojnë Knicks

Cleveland Cavaliers regjistroi fitoren e 25-të sezonale 127-110 ndaj Portland Trail Blazers, pas tri humbjeve radhazi. Në këtë ndeshje të luajtur në “Quicken Loans Arena” diferenca u bë në periodën e tretë, falë lojës së mirë të stolit të Cavs, që shënoi në total 61 pikë. LeBron James e mbylli takimin me vetëm 24 pikë, ndërsa për miqtë spikati Lillard me 25 pikë. Debutoi në radhët e Cavs Isaiah Thomas, i cili shënoi 17 pikë.

San Antonio Spurs mposhti 91 – 100 New York Knicks në transfertë, duke konsoliduar pozitat në grupin e kryesuesve në Perëndim. Aldridge ishte autor i 29 pikëve për Spurs, ndërsa Leonard shtoi edhe 25 pikë të tjera për teksanët.

Lou Williams me 33 pikë në total udhëhoqi Los Angeles Clippers drejt suksesit 113 – 105 ndaj Memphis Grizzlies, ndërsa Booker me 34 ishte vendimtar në fitoren e ngushtë 104 – 103 të Phoenix Suns ndaj Atlanta Hawks.

Charlotte Hornets ndërkohë shkatërroi 131-111 Sacramento King.

 

Rezultatet:

Cleveland Cavaliers – Portland Trail Blazers 127-110

New York Knicks – San Antonio Spurs 91-100

Phoenix Suns – Atlanta Hawks 104-103

Sacramento Kings – Charlotte Hornets 111-131

Lo Angeles Clippers – Memphis Grizzlies 113-105

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...