Basketboll

NBA, Cleveland nuk ndal marshimin, James shënon 34 pikë

Cleveland Cavaliers vazhdon të marshojë drejt kreut në Konferencën e Lindjes, me krizën e fillsezonit që duket se i përket përfundimisht të shkuarës. Me LeBron James është gjithçka më e lehtë për Cavs, që në përballjen e radhës iu imponuan 116 – 111 Memphis Grizzlies, që rivalizoi rivalizoi deri në minutat e fundit me nënkampionen e NBA. Mbreti “James” kishte statistikat më të mira me 34 pikë, 12 asist dhe 2 rikuperime.

Philadelphia 76ers i shkaktoi humbjen e dytë radhazi Detroit Pistons, që humbet disi terren në klasifikim në Lindje, por nuk rrezikon zonën play –off. 108 – 103 u mbyll kjo sfidë, me dyshen Covington-Embiid, që shënoi 50 pikë në total.

Në takimet e tjera të mbrëmjes Milwaukee Bucks mposhti 109 – 104 Sacramento Kings me Antetokounmpo që spikati me 33 pikë, 5 asist dhe 13 rikuperime, Denver Nuggets kaloi 110 – 100 Los Angeles Lakers, ndërsa New Orleans Pelicans fitoi në parketin e Portland Trail Blazers 123 – 116.

 

To Top