Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Cleveland mposht Toronton falë LeBron, Warriors nuk ndalen ndaj Pelicans

Sërish LeBron James! Nën udhëheqjen e një prej basketbollistëve më të mirë të historisë së NBA, Cleveland Cavaliers fituan 112-113, pas kohës shtesë, përballjen e parë të serisë së gjysmëfinaleve në Konferencën e Lindjes ndaj Toronto Raptors. Ndoshta jo në versionin e tij më të mirë, por sërish vendimtar për suksesin e ekipit nga Ohio. “Mbreti” James e mbylli takimin me “triple double”: 26 pikë, 13 asiste dhe 11 rikuperime, në plot 46 minuta mbi parket. Një fitore e pabesueshme e Cavs, që qëndruan gjatë gjithë kohës në disavantazh, madje periodën e parë e mbyllën me 14 pikë më pak se vendasit 33-19, diferenca më e thellë e regjistruar gjatë kësaj sfide. Gjithsesi, në sekondat e fundit të kohës së rregullt arritën të barazonin 105 – 105, duke e çuar ndeshjen ne shtesë. Pikërisht në momentin më vendimtar të takimit, LeBron me shokë treguan maturi, edhe pse duhet pranuar 3.5 sekonda nga fundi ishin me fat kur tentativa për 3 pikë e Fred VanVleet të Raptors nuk përfundoi në kosh.

Një sukses që mund të rezultojë vendimtar për Cleveland në fund të serisë. Përveç James, në radhët e Cavs spikatën Smith e Korver me 20 dhe 19 pikë, ndërsa lojtari më i mirë i skuadrës kanadeze, DeRozan e mbylli përballjen me 22 pikë. Takimi i dytë i Serisë do të luhet sërish në “Air Canada Centre”.

Golden State Warriors janë të pandalshëm në Konferencën e Perëndimit. Kampionët në fuqi mposhtën 121-116 New Orleans Pelicans edhe në përballjen e dytë të serisë së gjysmëfinaleve, duke thelluar avantazhin në 2-0. Në “Oracle Arena” u zhvillua një ndeshje e ekuilibruar deri në përfundim  të periodës së tretë, që u mbyll 88-86, por në fraksionin e katërt Warriors krijuan një distancë sigurie prej 12 pikësh, duke lëshuar disi në fund, por pa e rrezikuar suksesin. Kevin Durant dhe Stephen Curry, i rikthyer në formën e duhur pas dëmtimit në gju, spikatën mbi parket respektivisht me 29 dhe 28 pikë, ndërsa për Pelicans Anthony Davis nuk mund të bënte më shumë, duke u ndalur në 25 pikë, 5 asite dhe plot 15 topa të kontrolluar poshtë koshit. Sfida e radhës zhvendoset në “Smoothie King Center” të New Orleans.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...