Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, cikloni Davis “përmbyt” edhe Bostonin

Në NBA është momenti i Anthony Davis i cili me formën e shkëlqyer që po shfaq po udhëheq New Orleans Pelicans drejt fitoreve të rëndësishme. Viktima e rradhës për Davis me shokë ishte skuadra më e titulluar në basketbollin amerikan, Boston Celtics. 17-herë kampionët e NBA u rikthyen me këmbë në tokë pas 7 fitoresh radhazi pasi u mposhtën pas kohës shtesë me rezultatin 116-113 brenda në TD Garden nga Pelicans. 45 pikë realizoi Anthony Davis në suksesin e tretë radhazi të Neë Orleans që ishte edhe 23-ti sezonal, ndërkohë Bostoni në kraun tjetër pësoi humbjen e 11-të. Ishte një ndeshje me të vërtetë spektakolare ajo mes Celtics dhe Pelicans ku përveç ciklonit Davis i cili përveç 45 pikëve koleksionoi edhe 16 rebound,  për miqtë spikatën dhe Jrue Holiday me 23 pikë  e Damarcus Cousins me 19 pikë e 15 rebound. Bostonit nuk i mjaftuan 27 pikët e realizuara nga ylli Kyrie Irving. Një humbje shokuese pësoi Minnesotta Timberwolves që u mposht nga një prej skuadrave më të dobëta të këtij sezoni, pikërisht nga Orlando Magic me rezultatin 108-102. Në Florida në Amway Center, Orlando i dha fund krizës duke u rikthyer te fitorja pas 7 humbjesh rradhazi, për meritë edhe të francezit Fournier autori i 32 pikëve. Për Minnesotan më i miri mbi parket ishte Jimmy Butler me ish lojtarin e Chicagos që realizoi 28 pikë. Në Pepsi Center të Colorados festa ishte e gjitha për Denver Nuggets që mposhti Dallas Mavericks me rezultatin 105-102. Thjeshtë fantastik Nikola Jokic për vendasit, pasi  22-vjeçari ballkanas koleksionoi në total 29 pikë dhe 18 rebound. Në Moda Center ndërkohë Portland Trail Blazzer përmbushi të gjitha pritshmëritë pasi kaloi me shifrat 118-111 Phoenix Suns në një ndeshje ku protagonistë kryesorë ishin dy yjet e skuadrës nga Oregoni. Damian Lillard realizoi 31 pikë ndërsa Mc Collum shtoi 27 të tjera në suksesin e 23-të sezonal të Portlandit, fitore që i ngjiti Trail Blazzer në vendin e 8-të të Konferencës së Perëndimit, pozicioni i fundit që të kualifikon në play-off.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...