Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Celtics provë forcë ndaj Warriors, Harden 48 pikë në fitoren e Rockets (Video)

Boston Celtics nuk di të ndalet. Kryesuesit e Konferencës së Lindjes në NBA mposhtën 92 – 88 Golden State Warriors në ‘TD Garden”, duke konfirmuar pretendimet për titullin në këtë sezon. Një provë forcë e skuadrës me mbrojtjen më të mirë ndaj kampionëve në fuqi, që kanë sulmin më të mirë. Një fitore me përmbysje e Celtics, që në mesin e periodës së tretë ishin -17 pikë, por falë lojës së mirë në mbrojte dhe efikasitetit në sulm, sidomos të Brown dhe Horford, që realizuan respektivisht 22 dhe 18 pikë, arritën të kthenin lojën në anën e tyre. Një rezultat i kushtëzuar, në fakt, edhe nga forma e dobët në sulm e Stephen Curry-t dhe Klay Thompsonit, që shënuan respektivisht vetëm 9 dhe 13 pikë. E pamjaftueshme për Warriors paraqitja e Kevin Durant, që kishte statistikat më të mira me 24 pikë, 3 asist dhe po kaq topa të rikuperuar poshtë koshit.

Përfiton nga humbja e Golden State Houston Rockets, që falë një James Harden stratosferik, mposhti 116 – 142 Phoenix Suns. Skuadra e Mike D’Antoni ishte thjesht “e cmendur” gjatë pjesës së parë, duke realizuar plot 90 pikë, falë edhe rikthimit të Chris Paul, pas një mungese prej 14 ndeshjesh radhazi, për shkak të një dëmtimi në gju. Si gjithmonë, ai që bën diferencën në radhët e Rockets është James Harden, që e mbylli ndeshjen me 48 pikë, 7 asist dhe 2 rikuperime. “Mjekrra” ishte i saktë në të gjithë gjuajtjet e lira (18) si dhe realizoi gjithashtu 6 trepikësha.  Pas kësaj fitoreje, Rockets marrin të vetëm kryesimin në Konferencën e Perëndimit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...