Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Celtics dominojnë Cavs, në Perëndim fitojnë kryesuesit

Boston Celtics i tregon muskujt Cleveland Cavaliers në sfidën mes pretendentësh në Konferencën e Lindjes. Për fatin e LeBron James me shokë muaji maj është ende larg, sepse, nëse do të ishte faza play off Cavs nuk do t’u bënin dot ballë Cetlics. 102 – 88  në favor të vendasve u mbyll ky duel në “TD Garden” të Bostonit, ku LeBron James, më i miri për Clevelandin, nuk shkoi më shumë se 19  pikë, ndërsa për Celtics spikati Rozier me 20 pikë.

Golden State Warriors fitoi mes drithërrimash 122 – 125 në parketin e Dallas Mavericks, falë treshes së famshme Curry-Thompson-Durant, që realizoi në total 82 pikë. Statistikat më të mira i kishte Stephen Curry që i vetëm shënoi 32 pikë, dha 8 asist dhe kontrolloi 5 topa poshtë koshit.

Houston Rockets gjeti ritmin e fitoreve radhazi edhe pa James Jarden, duke iu imponuar 98 – 116 Orlando Magic. Protagonist absolut në këtë sfidë Green me 27 pikë, ndërsa Capela shtoi edhe 21 pikë të tjera për Houstonin.

Me DeRozan në superformë, Toronto Raptors fitoi 115 – 124 në parktin e Chicago Bulls. “Ylli” i skuadrës kanadeze realizoi 35 pikë, ndërsa peshë të madhe në këtë sukses të Raoptors patën edhe 25 pikët apo 13 rikuperimet e Wright.

Fitoren më të thellë e shënoi Oklahoma City Thunder 96 – 133 në “Staples Center” ndaj Los Angeles Lakers. Edhe Denver Nuggets shkatërroi 134 – 111 Phoenix Suns, ndërsa Milwaukee Bucks – Indiana Pacers përfundoi 122-101. Washington Wizards dominoi 121 – 103 New York Kniks, Philadelphia 76ers – San Antonio Spurs përfundoi 112-106, Miami Heat – Detroit Pistons 111-104, Brooklyn Nets -Minnesota Timberwolves 98-97 dhe Utah Jazz -New Orleans Pelicans 98-108.

 

Rezultatet:

 

Washington-New York 121-103

Orlando-Houston 98-116

Philadelphia-San Antonio 112-106

Miami-Detroit 111-104

Brooklyn-Minnesota 98-97

Milwaukee-Indiana 122-101

Chicago-Toronto 115-124

Boston-Cleveland 102-88

Dallas-Golden State 127-130

Utah-New Orleans 98-108

Denver-Phoenix 134-111

L.A. Lakers-Oklahoma City 96-133

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...