Basketboll

NBA/ Boston e Toronto nuk ndalen, Lakers mbeten në fund

Boston regjistroi fitoren e 5-të radhazi, duke rimarrë kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes. Celtisc mposhtën Minnesottan me rezultatin 91-84, falë lojës së mirë të dyshes Smart-Irving, me këtë të fundit që realizoi 16 pikë, 8 asiste dhe 9 rikuperime.

Edhe vendi i dytë në këtë Konferencë, kanadezët e Torontos regjistruan një fitore mjaft të bukur në transfertën ndaj Milwaukeet. 110-129 ishte rezultati final i kësaj sfide, ndërsa Raptors siguruan fitoren vetëm falë pjesës së 3-të të ndeshjes, ku triumfuan me rezultatin e thellë 19-43. Greku i Milwaukeet, Antetokoumpo shkëlqen në këtë takim me 24 pikë, 5 asiste dhe 5 rikuperime, ndërsa për Toronton më i miri ishte spanjolli Ibaka.

Philadelphia 76ers vijon të konfirmojë momentin e mirë, teksa ka regjistruar fitoren e 6 radhazi dhe tani është shumë pranë zonës Play Off. 76ers triumfuan me rezultatin e thellë 114-78 ndaj Detroit Pistons, duke dominuar në pjesën më të madhe të lojës. Embiid, Redick dhe Simmons ishin lojtarët më të mirë për Philadelphian në këtë takim, duke shënuar 63 pikë, 12 asiste dhe 15 rikuperime së bashku.

Miami Heats mori një fitore mjaft të vështirë ndaj New York Knicks, në të vetmin takim të mbrëmjes, që pati nevojë për kohën shtesë. Pas barazimit 97-97, Heats të udhëhequr nga Ellington me 24 pikë dhe 4 rikuperime, triumfuan 10-6 në kohën shtesë dhe 107-103 në të gjithë takimin.

Një sfidë mjaft spektakolare u luajt edhe në Dallas, mes vendasve dhe Chicago Bulls. Miqtë triumfuan në pjesën e parë, por në të dytën dhe të 3-tën Maverics u zgjuan dhe kthyen lojën në favorin e tyre. Gjithsesi, Kriss Dunn zhvilloi një lojë të shkëlqyer në pjesën e fundit dhe ndihmoi Bulls të përmbysin rezultatin falë fitores së thellë 36-47 në këtë fraksion. 124-127 ishte rezultati final I sfidës, ndërsa Dunn regjistroi 32 pikë, 9 asiste dhe 2 rikuperime.

Edhe Washington Wizards ruajti serinë e fitoreve, ndonëse jo pa vuajtje në transfertën ndaj Memphisit. Wizards ishin superior në pjesën më të madhe, por lëshuan në fraksionin e fundit të lojës dhe rrezikuan shumë, pasi sfida u mbyll me rezultatin 100-102. Bradley Beal ishte më i miri i ndeshjes me 34 pikë, 5 asiste dhe 5 rikuperime.

Në sfidat e tjera, Los Angeles Lakers pësoi humbjen e radhës përballë Charlotte Hornets me rezultatin 94-108, Portland triumfoi me rezultatin 108-94 ndaj Atlanta Hawks, Denver mposhti Utah me rezultatin 99-91 dhe San Antonio Spurs fitoi 103-89 ndah Phoenix Suns.

To Top

Njoftim

DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë ende një dekoder apo modul të vjetër Tokësor SD, se duhet ta ndrrojnë patjetër me dekoder flyBOX ose T2 HD. E përfitoni falas me abonim Familjar ose Premium 12 mujor.

Pas proçesit të kalimit në T2, abonentët e tjerë me dekodera Tokësorë HD ose flyBOX, duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të kanaleve.DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë dekoder Tokësor HD ose flyBOX, dhe ju shfaqen probleme me sinjalin apo listimin e kanaleve, se duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të tyre.