Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Boston dominon ndaj Cleveland, fiton thellë finalen e parë të Lindjes

Finalja e Konferencës së Lindjes në NBA nisi nën shenjën e Boston Celtics. Skuadra më e titulluar e basketbollit amerikan shpartalloi rivalët e Cleveland Cavaliers në sfidën e parë duke u dhënë një mësim të mirë miqëve nga Ohio dhe duke u treguar të gjithëve se këtë vit Boston e ka potencialin edhe pa të dëmtuarin Kyrie Irving për të fituar jo vetëm titullin në Lindje por edhe për t’u shpallur kampione e NBA, pasi forca e vërtetë e kësaj skuadre është grupi dhe jo individi. Dominim total i Celtics në finalen e parë me Cavaliers që u dorëzuan pa kushte duke u larguar në fund nga TD Garden me një humbje dërrmuese me shifrat e thella 108-83.  Tre muskutierët e formacionit të drejtuar nga trajneri Brad Stevens ishin Jaylen Brown me 23 pikë, Marcus Morris me 21 dhe Al Horford me 20 pikë.  Sfida mori drejtim që në pjesën e parë me Celtics që shkuan në pushim me një avantazh të frikshëm prej plot 26 pikësh. Smund të bënte asgjë ylli i Cavaliers LeBron James për të evituar humbjen e skuadrës së tij pasi mbreti James u bllokua në mënyrë perfekte nga mbrojtja vendase dhe nuk u mbështet për asnjë moment nga shokët e skuadrës, me përjashtim të Kevin Love që u mundua të bënte diçka. Pikërisht ky i fundit ishte shënuesi më i mirë i Cavs me 17 pikë ndërsa James shtoi 15 pikë 9 asiste dhe 7 rikuperime në këtë disfatë turpëruese të Cleveland me plot 25 pikë diferencë. Edhe ndeshja e dytë finale do të zhvillohet në TD Garden të Bostonit me Cavaliers që duhet të ndryshojnë patjetër fytyrë nëse dëshirojnë të luftojnë deri në fund për të fituar titullin në Lindje dhe për të shkuar në finalen e madhe të NBA.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...