Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, 51 pikët e Harden nuk mjaftojnë për Houston, fitojnë Warriors, ndalet Bostoni

Golden State Warriors vijon serinë e fitore, këtë radhë duke triumfuar 97 – 84 ndaj Memphis Grizzlies. Skuadra e Steve Kerr tregoi fuqinë e saj me dyshen Klay Thompson –Kevin Durant me 51 pikë në total. Marc Gasol nuk mund të bënte më shumë në radhët e Grizzlies, duke e mbyllur takimin me 21 pikë, 5 asist dhe 9 rikuperime. Warriors po tregohen prepotente edhe pa Curry dhe Green, që vazhdojnë të qëndrojnë në infermieri

 

Një përballje me shifra të pabesueshme ajo e “Toyota Center” mes Houston Rockets dhe Los Angeles Lakers. 51 pikë, 9 asist dhe 3 rikuperime realizoi James Harden, shifra këto aspak normale, megjithatë në fund festuan kalifornianët me rezultatin 116 – 122. Kyle Kuzma shënoi plot 38 pikë për Lakers, që morën një një fitore të madhe në një fushë të vështirë.

 

Oklahoma City Thunder fitoi 107 – 79 ndaj Utah Jazz. E kush tjetër përveçse Russell Westbrook do të kishte statistikat më të mira me 24 pikë, 10 asist dhe 7 topa të kontrolluar poshtë koshit. Thunder u shfaqën supereriorë në çdo aspekt ndaj një kundërshtari që zhvilloi një nga sfidat më të dobëta sezonale.

Humbje e papritur e Boston Celtics në “TD Garden Arena” ndaj Miami Heat. Kryesuesit e Lindjes u dorëzuan në fund me vetëm një pikë diferencë 89-90. Pas një fillimi të vështirë, skuadra nga Florida arriti të reagonte falë lojës së mrekullueshme të Olynyk, që realizoi 32 pikë, ndërsa te të zotët e shtëpisë 33 pikët i Irving këtë radhë nuk mjaftuan për të marrë suksesin e radhës.

 

Mban emrin e Harrison Barnes fitorja e Dallas Mavericks në “American Airlines Center” kundër Detroit Pistons. 110-93 u mbyll takimi në favor të të zotëve të shtëpisë, të udhëhequr pikërisht nga Barnes që realizoi 25 pikë.

Në “Pepsi Center” Minnesota Timberwolves arrin një fitore të madhe 104 – 112 ndaj Denver Nuggets falë dyshes Buttler – Towns me 50 pikë në total, duke e bërë të pavlefshme paraqitjen e Murray, që shënoi i vetëm 30 pikë për vendasit.

Mori fitoten e katërt radhazi në “Spectrum Center” Toronto Raptors ndaj Charlotte Hornets 111 – 129. 28 pikë dhe 8 asist për DeRozan, ndërsa vlen të veçohet edhe paraqitja e Ibakas, që e mbylli takimin me 24 pikë.

Indiana Pacers e udhëhqeur nga Oladipo me 23 pikë, iu imponua 95 – 105 Atlanta Hawks, Sacramento Kings triumfoi 99 – 104 në parketin e Brooklyn Nets, falë treshes Hill-Rundolph – Bogdanovic, me 47 pikë në total, ndërsa Chicago Bulls kaloi 112 – 94 Orlando Magic.

Fitore e vuajtur e San Antonio Spurs në “Moda Center” ndaj Portland Trail Blazers. 91 – 93 ishte rezultati përfundimtar i kësaj sfidë ku LaMarcus Aldrige dhe Pau Gasol realizuan respektivisht 22 dhe 20 pikë. Në fund Los Angeles Clippers kaluan 108 – 95 Phoenix Suns, ku bie në sy fakti që Jordan i kalifornianëve rikuperoi plot 20 topa poshtë koshit.

 

 

 

Rezutatet e të gjitha ndeshjeve:

 

Toronto Raptors-Charlotte Hornets 129-111

Indiana Pacers-Atlanta Hawks 105-95

Miami Heat-Boston Celtics 90-89

Sacramento Kings-Brooklyn Nets 104-99

Orlando Magic-Chicago Bulls 94-112

Los Angeles Lakers-Houston Rockets 122-116

Utah Jazz-Oklahoma City Thunder 79-107

Detroit Pistons-Dallas Mavericks 93-110

Minnesota Timberwolves-Denver Nuggets 112-104

San Antonio Spurs-Portland Trail Blazers 93-91

Memphis Grizzlies-Golden State Warriors 84-97

Phoenix Suns-Los Angeles Clippers 95-108

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...