Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, 3-pikëshi i 40-vjeçarit Ginobili thyen Celtics, bie Cleveland, “ok” Warriors

Vazhdon të çudisë edhe në moshën 40-vjeçare. Argjentinasi Manu Ginobili vendosi të zgjidhte përballjen mes San Antonio Spurs dhe Boston Celtics, kur rezultati ishte mbërthyer 102 – 102 dhe duheshin edhe 5 sekonda që të mbyllej koha e rregullt. Në “AT&T Centre” tifozët mbajtën frymën në momentin e gjuajtjes për tre nga “plaku” Ginobili, me topin që përfundoi në kosh. U mbyll 105 – 102 për Spurs një nga sfidat me emocionuese në NBA, me Celtics që detyrohen të ndërpresin ecurinë prej 4 fitoreve radhazi. Në këtë rast, më shumë se 36 pikët e Irving mori vlerë paraqitja e Aldridge, që shënoi 27 pikë dhe kontrolloi 10 topa poshtë koshit për skuadrën vendase. Gjithsesi, Bostoni vazhdon të kryesojë bindshëm Konferencën e Lindjes, ndërsa San Antonio konfirmohet gjithnjë e më tepër forca e tretë në Perëndim, pas Houston Rockets dhe Golden State.

Dyshja James-Love me 49 pikë në total nuk mjaftoi për të shmangur humbjen e Cleveland Cavaliers pas 13 fitoreve radhazi. Indiana Pacers triumfoi 106 – 102 ndaj nënkampionëve të NBA, me Oladipo që e mbylli takimin si më i miri mbi parket me 33 pikë.

Nëse në Lindje gabojnë kryesuesit, në Perëndim ndodh e kundërta. Golden State iu imponua 98 – 102 Detroit Pistons në “Little Caesars Arena”, ku spikati Kevin Durant me 36 pikë, 7 asist dhe 10 topa të rikuperuar, duke bërë që të mos ndihet shumë mungesa e Stephen Curry-t për arsye dëmtimit. Thompson shtoi edhe 21 pikë të tjera për Warrios, ndërsa më i miri për Pistons rezultoi Bradley me 25 pikë.

 

Në takimet e tjera Orlando Magic u mposht nga Denver Nuggets 89-103, Charlotte Hornets fitoi në kohën shtesë me Chicago Bulls 111-119, Memphis Grizzlies – Toronto Raptors mbyll me fitoren e kanadezëve 107-116, Milwaukee Bucks iu imponua 109 – 102 Dallas Mavericks dhe New Orleans Pelicans – Sacramento Kings përfundoi 109-116 pas kohës shtesë.

Orlando Magic – Denver Nuggets  89-103

Detroit Pistons – Golden State Warriors 96-102

Indiana Pacers – Cleveland Cavaliers       106-102

San Antonio Spurs – Boston Celtics         105-102

Charlotte Hornets – Chicago Bulls  111-119

New Orleans Pelicans – Sacramento Kings       109-116

Memphis Grizzlies – Toronto Raptors      107-116

Milwaukee Bucks -Dallas Mavericks       109-102

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...