Serie A

Napoli zhgënjen ndaj Milanit, komplikon rrugën drejt titullit

Napoli ka hedhur një tjetër hap fals pasditen e sotme në ‘San Siro’, teksa nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola me Milanin.

Skuadra e Sarrit nuk ia doli të dërgojë topin në rrjetën e Donnarummës, ndonëse krijoi disa mundësi të mira, ku më flagranti ishte ai i minutave shtesë, ku portieri i kuqezinjve priti në mënyrë fantastike gjuajtjen e Milanit.

Aktualisht Napoli është 3 pikë larg Juventusit kryesues, por bardhezinjtë do të zbresin në fushë në orën 18:00 ndaj Sampdorias dhe në rast fitoreje, do ë vrisnin ëndrrat e napolitanëve për t’u rikthyer te titulli.

Në takimet e tjera të pasdites, Sassuolo dhe Benevento u ndanë në barazim 0-0, ndërsa Bologna mposhti Veronën me rezultatin e pastër 2-0.

To Top