Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Napoli triumfon ndaj Romës dhe nis shkëputjen

Tetë ndeshje, po kaq fitore për Napolin në Serie A, duke i bërë një nisje të jashtëzakonshme kampionatit këtë sezon. Skuadrës së Sarrit i mjaftoi një gol, i shënuan nga Insigne në minutën e 20-të, për të dalë e fituar nga transferta e vështirë e Romës.

Edhe pse sfida luhej në “Olimpico”, Napoli ishte ai që dominoi takimin, ku ta paktën në pjesën e parë pati, përveç golit, pasi edhe disa mundësi të tjera për të thelluar avantazhin. Ndërkohë, për Romën mund të veçohet minuta e 84, kur Dzeko pati një mundësi të shkëlqyer, kur pas një goditje nga këndi goditi traversën e Napolit. Megjithatë në fund ishin napolitanët që triumfuan. Një paraqitje të mirë në këtë ndeshje bëri edhe mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj.

Me këtë tre pikësh, Napoli udhëheq renditjen i vetëm në kuotën e 24 pikëve, 5 më shumë se Inter, Juventus dhe Lazio, që janë në kuotë të barabartë pikësh, me nga 19. Javën e ardhshme, Napoli do të pres në shtëpi skuadrën e Interit, një tjetër sfidë e vështirë për të besuarit e Sarrit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...