Merkato

Napoli merr Machach. Verdi apo Deulofeu, dilema e Sarrit

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis ka njoftuar mbërritjen e mesfushorit francez, Zinedine Machach te kryesuesit e Serisë A. 22-vjeçari ka pozuar bashkë me numrin 1 të klubit të kaltër dhe më pas ka hedhur firmën mbi kontratë, ndërsa De Laurentis ka paralajmëruar se të paktën edhe një futbollist tjetër do t’i bashkohet napolitanëve në janar.

“Machach është një djalosh i ri, me shumë perspektivë. Kemi shumë besim, ndaj e kemi marrë dhe shpresojmë që të ambientohet sa më shpejt. Po ndjekim me vëmendje si Verdin, ashtu edhe Deulofeun, 2 futbollistë mjaft interesantë. Mund t’ju them me siguri, se do vijë njëri prej tyre, por se cili, këtë duhet t’ia kërkoni Sarrit”, tha bosi i napolitanëve.

Më tej De Laurentis komentoi edhe situatën e të dëmtuarve afatgjatë, Milik dhe Ghoulam, për të cilët tha se nuk do të ketë huazim dhe se procesi i rikuperimit po kalon shumë shpejt.

To Top