Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Italianet për përmbysjen, Milani dhe Arsenali për formalitet

Do të luhen këtë të enjte ndeshjet e kthimit të fazës së 1/16 të Europa League. Një pjesë e takimeve të para dhuruan surpriza, ndërsa disa skuadra janë thuajse më njërën këmbë në fazën e 1/8, e për një pjesë tjetër ende nuk është thëne fjala e fundit. Në fushën e blertë do të zbresin sërish disa prej lojtarëve të Kombëtares Shqiptare, si Etrit Berisha, Elseid Hysaj dhe Thomas Strakosha. Si zakonisht ndeshjet janë të ndara në dy orare, në 19:00 dhe 21:05.

Leipzigu surprizoi jo pak Napolin në stadiumin “San Paolo”, duke e mposhtur skuadrën e Maurico Sarrit me rezultatin 1-3. Një fitore që praktikisht i bën gjermanët të jenë skuadra favorite për të kaluar në raundin tjetër. Napoli edhe pse fokusin e ka të përqendruar në kampionat, do të provojë ta bëjë të pamundurën të mundur. Misioni nuk duket edhe aq i lehtë për të kaltrit. Takimin Leipzig-Napoli do të transmetohet në orën 19:00 në SuperSport 2

Rezultat i papritur ishte dhe ai në ndeshjen Steaua e Bukureshtit – Lazio, me formacionin rumun që befasoi bardhekaltrit, duke i mposhtur 1-0. Ky sukses lë gjithçka të hapur për sfidën e kthimit, me Lazion që do të japë maksimumin për të vazhduar ëndrrën europiane. Kjo përballje do të transmetohet në të njëjtin orar në SuperSport 4.

Suksesi i thellë i Lyonit 3-1 ndaj Vilarrealit lë pak hapsira për diskutim. “Nëndetësja e verdhë” dukshëm dhe në kampionat nuk po kalon një periudhë pozitiv e sigurisht që shanset se do të mund të bëjë diçka ndryshe në ndeshjen e kthimit janë të pakta, për të mos thënë inekzistente. Kjo sfidë do të transmetohet ne SuperSport 3.

Barazimi 1-1 në sfidën Dinamo Kiev – AEK është një tjetër përballje që lë të hapur çështjen e kualifikimit. Sigurisht për ukrainasit barazimi është favorizues, por fjalën e fundit do ta thotë fusha e blertë. Kjo ndeshje do të transmetohet në SuperSport 5, ndërkohë në SuperSport 6 prej orës 19:00 do të jepen rastet dhe golat direkt të të gjitha ndeshjeve.

Mbrëmja rezervon të tjera duele interesante në orën 21:05. Atalanta – Borussia Dortmund përfundoi në favor të verdhezinjve me rezultatin 3-2. Gjithçka mbetet e hapur në këtë duel që transmetohet ne SuperSport 2. Sigurisht njësoj si në ndeshjen e parë emocioni dhe spektakli nuk do të mungojë. Pritet një angazhim maksimal nga ana e bergamaskëve për të bërë hapin e madh dhe historik, ndërkohë që verdhezinjtë do të tentojnë të ruajnë suksesin e arritur në “Signal Iduna Park”.

Milani e ka hipotekuar kualifikimin për në raundin e 1/16 të Europa League, pas suksesit 3-0 ndaj Ludgorets në transfertë. Kuqezinjtë janë ringjallur dhe tashmë duket se askush nuk po i ndal si në kampionat ashtu edhe në Europë, ndërkohë përballja e dytë ndaj bullgarëve mbetet thjesht formalitet, me “Djallin” që tashmë do të jetë në pritje të rivalit të radhës.

Nuk pritet të ketë histori dhe në ndeshjen Arsenal – Ostersunds, që transmetohet në SuperSport 4. “Topçinjtë” e Londrës falë fitores 3-0 mund të mendojnë më shumë për sfidat e Premier League-s. Ndërkohë SuperSport 6, në orën 21:05, do të jetë I dedikuar për të gjitha rastet dhe golat e ndeshjeve që do të luhen në këtë orar.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...