Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Napoli sërish në krye, goleadë e Juves, Milani nuk ‘merr frymë’, ndalen kryeqytetaset

Mjaftoi një gol i brazilianit të natyralizuar italian Jorginho që Napoli të mposhte 1-0 Udinesen brenda në “Dacia Arena”, në mënyrë që të kaltërit të rimerrnin kreun e Serisë A, të cilin për disa orë e mbajti Interi pas fitores ndaj Cagliarit. Cinike skuadra e Sarrit në Friuli, me Napolin që bëri një ndeshje të mirë por poshtë pritshmërive, gjithsesi në fund mori 3 pikë që e rikthyen në krye të Serisë A edhe pas javës së 14-të me 2 pikë më shumë se Interi ndjekës. Në minutën e 33-të Jorginho realizoi pas një 11 metërshi të fituar nga Maggio. Mesfushori i kombëtares italiane fillimisht u ndal nga portieri i Udineses Scuffet por topin e kthyer nga portieri Jorginho arriti ta dërrgonte në rrjetë për ti dhënë fitoren, Napolit.

U rikthye te fitorja Juventusi që e kishte gjithçka të thjeshtë ndaj Crotones, edhe pse kalabrezët rezistuan për një pjesë loje. Me Higuain të ulur në stol dhe Mandzukic në majën e sulmit, bardhezinjtë e Allegrit triumfuan 3-0 në Juventus Stadium. Ishte pikërisht i kroatit golit avantazhit në të 52-tën ndërsa më pas gjetën rrugën e rrjetës edhe dy mbrojtës De Scglio që realizopi një gol shumë të bukur i pari për të me Juventusin, dhe Benatia që fiksoi shifrat përfundimtare në 3-0 me kampionët e Italisë që u ngjitën në kuotën e 34 pikëve në kampionat, 2 më pak se Interi dhe 4 më pak se Napoli që kryeson.

Falë një super Salvatore Sirigu, Torino ndali Milanin në San Siro në një barazim pa gola. Një “hakmarrje” e vogël ajo e Sinisa Mihajlovic ndaj kuqezinjëve të cilët përpara 2 sezonesh e shkarkuan nga posti i trajnerit. Sirigu shpëtoi 4 gola të sigurtë ndërsa ishte i parregullt për pozicion jashtë loje goli i Cutrones në minutat shtesë. Milani nuk arrin të marrë dot frymë në një sezon që shkon gjithnjë e më keq për kuqezinjtë, me trajnerin që tashmë rrezikon ndjeshëm shkarkimin. Pas 5 fitoresh në transfertë në këtë sezon, Roma u ndal në Marassi nga Genoa në një barazim 1-1, duke humbur disi kontaktet me kreun. El Shaarawy në 59-tën shfrytëzoi asistin e Florenzit për ti dhënë epërsinë skuadrës së Di Francescos, por në të 70-tën, Lapudala kthehu në gol një 11 metërsh për ti dhënë një pikë Genoas dhe për të ndalur për herë të parë Romën në këtë sezon në sfidat jashtë fushe. Verdhekuqtë e mbyllën sfidën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të kapitenit De Rossi.

Pas humbjes në derbin ndaj Romës, Lazio u frena sërish këtë herë nga Fiorentina në një barazim 1-1 në Olimpico. Golit të mbrojtësit Stefan De Vrij me kokë në pjesën e parë iu përgjigj në minutat shtesë të ndeshjes Babacar që mposhti Strakoshën nga pika e bardhë, pas një penalltie të akorduar në favor të vjollcëve nëpërmjet VAR-it. Stefano Pioli hakmerret ndaj ish skuadrës ndërkohë që Babacar i ngriu buzëqeshjen në fytyrë, Simone Inzaghit që duhet të falenderojë edhe portierin shqiptar Thomas Strakosha i cili bëri disa pritje fantastike duke mbajtur portën e Lazios të paprekur deri në momentin e penalltisë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...