Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Nadal mposht Goffin dhe siguron finalen e Barcelonës

Rafael Nadal siguroi fitoren e 400 në karrierë në fushat me dhe, pas suksesit në vetëm dy sete ndaj numrit 10 të botës David Goffin dhe falë këtij rezultati kampioni në fuqi u kualifikua për herë të 11 në finalen e turneut të Barcelonës. Pasi kaloi sllovakun Martin Klizan Rafa thyen kështu edhe tenistin belg, që e kishte mundur numrin një të klasifikimit të përgjithshëm botëror në përballjen e tyre të fundit, në turneun përmbyllës të vitit në Londër, në ATP World Tour Finals.

31-vjeçari spanjoll që kishte fituar 2 nga 3 përballjet ndërmjet tyre e gjeti veten në disavantazhin 2-0, megjithatë ‘Mbreti i fushave me dhe” e mblodhi veten dhe rikuperoi shpejt duke barazuar gjithçka në game-n e katërt, ndërsa në fund tenisti iberik shfrytëzoi rastin për ta thyer në servis 27-vjeçarin nga Liezhi, për të mbyllur setin hapës me shifrat 6-4. Në setin e dytë muzika nuk ndryshoi dhe Rafa dominoi takimin, deri në atë pikë sa David Goffin mezi bëri 13 pikë bashkë.

Tenisti nga Majorka mbylli gjithë takimin me rezultatin e thellë 6-4, 6-0 duke siguruar njëkohësisht edhe fitoren e 18 rresht në clay court, ecuri fenomenale duke patur parasysh faktin që Rafa nuk ka humbur asnjë nga 44 setet e fundit që ka luajtur në dhe të kuq. Rafael Nadal u bë gjithashtu tenisti i katërt në histori që prek kuotën e 400 fitoreve në këtë lloj sipërfaqe, pas argjentinasit Guillermo Vilas që numëron 659, spanjollit Manuel Orantes me 502 si dhe austriakut Thomas Muster që ka arritur 422 fitore gjithsej në fushat me dhe.

Për të mbrojtur 500 pikët e sezonit të kaluar tenisti i famshëm spanjoll duhet patjetër të fitojë turneun katalanas, rezultat i domosdoshëm për të ruajtur fronin e këtij sporti nga kërcënimi i vazhdueshëm i veteranit zviceran Roger Federer. Në finale gjithsesi Rafa duhet të mposhtë një kundërshtar si Stefanos Tsitsipas që ndonëse e filloi edicionin e 66 të Barcelonës në pozicionin e 63 në renditjen ATP tashmë falë katër fitoreve radhazi fluturon për herë të parë në karrierë mes 50 më të mirëve të botës.

Ndaj një spanjolli si Pablo Carreno Busta që renditet i 11 në klasifikim dhe që konsiderohej nga të gjithë si favorit absolut për të sfiduar Rafën në finale adoleshenti grek zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, duke treguar goxha personalitet. Ndonëse pa shumë eksperiencë 19-vjeçari helen me shumë qetësi i rezistoi kthimit të tenistit vendas, por gjithashtu Tsitsipas tregoi karakter edhe pranë fundit të setit të dytë duke lënë mënjanë lodhjen fizike, për të mbyllur gjithçka me rezultatin 7-5, 6-3 në diçka më tepër se një orë e gjysmë lojë, duke regjistruar njëherësh edhe finalen e parë në karrierë në një turne ATP.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...