Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Nadal lë pas dëmtimin, rikthehet në Kupën Davis

Dy muaj e gjysmë pas ndeshjes së fundit, Rafael Nadal bëhet gati për t’u rikthyer në fushat e lojës, teksa do të përballet në Valencia, në sipërfaqen që ka më shumë për zemër, ndaj numrit dy të tenisit gjerman Philipp Kohlschreiber. Mbreti i fushave me dhe u tërhoq në Australian Open, në setin e 5-të, kur ishte në disavantazh 2-0 me kroatin Marin Cilic, për shkak të një dëmtimi në ije.

Kohët e fundit 31-vjecari i famshëm spanjoll është persekutuar nga problemet e shumta fizike, e në fakt pikërisht për arsye dëmtimi, tenisti nga Majorka hoqi dorë fillimisht nga turneu i Acapulco-s, në Mexican Open, ku Rafa kishte pikët e finales për të mbrojtur, megjithatë, sikur të mos mjaftonte kjo, Nadal vendosi të mos marrë pjesë as në “Sunshine Masters”, dy turnetë e parë Masters të vitit, që zhvillohen njëri pas tjetrit në Indian Wells dhe Miami, ku tenisti iberik kishte gjithashtu për të mbrojtur edhe 690 pikë të tjera.

Gjatë fazës së riaftësimit Rafa humbi fronin në klasifikimin e përgjithshëm ATP, që pas kualifikimit të Roger Federer për në turin gjysmëfinal në Turneun e Roterdamit, gjithsesi pas finales së humbur në Kaliforni, ku Roger shpërdoroi plot tre mundësi për të mbrojtur titullin ndaj argjentinasit Juan Martin Del Potro, veterani zviceran u eliminua herët nga numri 175, australiani Thanasi Kokkinakis në Florida, rezultat që riktheu ditën e hënë në mënyrë të pabesueshme si numrin 1 në renditjen botërore pikërisht tenistin spanjoll, ndonëse Rafa ka zhvilluar vetëm 8 takime gjithsej në gjashtë muajt e fundit në turnetë ATP.

Rafael Nadal u përzgjodh nga kapiteni Sergi Bruguera për të luajtur në çerekfinalen e Kupës Davis, që Spanja do të luajë në Valencia, në “clay court” ndaj Gjermanisë, aktivitet ku në fakt tenisti nga Majorka ka fituar radhazi 22 ndeshjet e fundit për vendin e tij. Humbjen e fundit në Kupën Davis, Rafael Nadal e ka pësuar në vitin e largët 2004, nga tenisti i Republikës Çeke Jiri Novak, gjithsesi takimi hapës do të jetë David Ferrer – Alexander Zverev dhe pas ndeshjes së ditës së premte me Kohlschreiber, Rafa do të masë forcat gjithashtu edhe me tenistin tjetër gjerman, Alexander Zverev, në duelin e parë të ditës së dielë.

Tenisti spanjoll nuk ka humbur asnjë set në 5 përballjet me Philipp Kohlschreiber në fushat me dhe, e ka një rekord 100% në 17 ndeshjet që ka luajtur në këtë lloj sipërfaqeje në Kupën Davis, sidoqoftë grumbullimi me përfaqësuesen spanjolle natyrisht i paraprin startit të sezonit në ‘clay court’, ku Mbreti i fushave me dhe ka plot 4.680 pikë gjithsej për të mbrojtur dhe më konkretisht Nadalit do t’i duhet patjetër për të fituar dy turnetë Masters në Montecarlo dhe Madrid, turneun 500 pikësh të Barcelonës si dhe Slam-in e dytë të sezonit, Roland Garros në Paris, pra me të vetmen mundësi për të rikuperuar pikë vetëm në Qytetin e Përjetshëm, në Mastersin e Romës, ku Rafa vjet u eliminua që në fazën çerekfinale nga tenisti austriak Dominic Thiem.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...