Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Nadal e Federer e nisin US Open me fitore

Rafael Nadal e nis me një fitore të thjeshtë aventurën e tij në këtë edicion të Us Open, ndërkohë Roger Federer vuan por në fund ia del të kualifikohet në ruandin e dytë. Numri 1 i Botës dhe favoriti i madh për të triumfuar në grand-slamin e fundit të vitit mposhti në 3 sete serbin Dusan Lajovic. Nadal ka një objektiv të vetëm të fitojë për herë të tretë në karrierë Us Open, pasi me një sukses të mundshëm do të blindonte edhe vendin e parë në klasifikimin Botëror, kjo është një nga arsyet që tenisti spanjoll nuk kërkon ti lërë asgjë rastësisë. 2 orë e 20 minuta iu deshën Rafës për të thyer Lajovic me serbin që rezistoi fort vetëm në setin e parë të cilin e humbi në tiebreak me shifrat 8-6. Dy setet e tjera u dominuan nga iberiku me Nadal që humbi në total 4 game duke i fituar me rezultatin 6-2, për të avancuar në ruandin e 2-të të grand-slam-it njujorkez.  E ka fituar 5 herë në karrierë, Us Open dhe me të drejtë ai shikohet nga të gjithë si rivali i madh në Nadal për suksesin final në këtë edicion.

Por Roger Federer nuk e nisi aspak mirë aventurën e tij mbi cimenton amerikane sepse një 19-vjecar e vuri në vështirësi serioze, veteranin zviceranin që në ruandin e parë. Mbreti Roger ja doli të kualifikohej më tej por me shumë vështirësi sepse iu nevojitën plot 5 sete dhe 2 orë e 41 minuta lojë për të thyer rezistencën e amerikanit me prindër nga Sierra Leone, Frances Tiafoe. 19-vjecari është i vetmi adoleshent që për momentin renditet mes 100 tenistëve më të mirë të Botës dhe atë cfarë tregoi ndaj Federer, Tiafoe premton shumë për të ardhmen. Në ditën e dytë të Us Open reshjet e shiut u shndërruan në një problem sepse pjesa më e madhe e ndeshjeve u ndërprenë për këtë arsye. Atë që se realizoi dot Tiafoe te meshkujt e bëri 19-vjecarja japoneze Naomi Osaka te femrat. Tenistja nipone eliminoi lehtësisht në dy sete nga Us Open, ish numrin 1 të Botës, gjermanen Angelique Kerber me shifrat 6-3 6-1, duke suprizuar të gjithë tifozët e pranishëm në stadium.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...