Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Muzaka: Përballje e veçantë, por duam 3 pikët

Në krahn të trajnerit Daja, në konferencën për shtyp nuk ishte portieri dhe kapiteni Shehi, por mesfushori tiranas i Skënderbeut, Gjergji Muzaka. Ai pranoi se përballja ndaj serbëve do të jetë e veçantë, por tha se futbollistët janë të gjithë të përqendruar të marrja e 3 pikëve.

“Ndeshja e nesërme ndaj Partizanit të Beogradit nuk do të jetë një ndeshje normale, kjo edhe për vetë rivalitetin dhe tensionin që ekziston mes dy shteteve, Shqipërisë dhe Serbisë. Gjithsesi, ne jemi përgatitur për të dhënë më të mirën në fushë, ku do të përqendrohemi vetëm te marrja e 3 pikëve, për të mbajtur gjallë shpresat për vijimin më tej të aventurës tonë europiane”, tha Muzaka.

Mesfushori tiranas theksoi harmoninë që ekziston brenda grupit korçasr, teksa tha se të gjithë janë të përqendruar vetëm të përballojnë me sukses këtë ndeshje.

“Nuk ka rëndësi nëse shënoj apo jo, madje do të isha shumë i lumtur edhe po të rrija në shtëpi, mjafton që të fitojë Skënderbeu. Atmosfera në grup është e shumë e mirë dhe të gjithë jemi të gatshëm të japim maksimumin për të mirën e ekipit, duke lënë mënjanë egon personale”, u shhpreh mesfushori i palodhur i Skënderbeut.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...