Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Mustedanagiç: Luajtëm mirë, mëkat që humbëm

Trajneri i kombëtares shqiptare U-17, Dzemal Mustedanagiç nuk e fshehu zhgënjimin për humbjen në minutat e fundit, të ndeshjes përballë Kroacisë.

“Ata kanë lojtarë të fortë, por për mënyrën se si rrodhi loja, më vjen shumë keq që humbëm. E kisha ftuar edhe publikun në këtë sfidë dhe besoj se nuk i zhgënjyem me paraqitjen e bërë”, tha Mustedanagiç.

Trajneri i djelmoshave shqiptarë foli me superlativa për të ardhmen e ekipeve të moshave, teksa theksoi se cilësia është përmirësuar shumë.

“Kemi një grup cilësor dhe krijimi i kombëtareve U-13 dhe U-15, na e bën edhe më të lehtë punën për identifikimin e talenteve. Mendoj se cilësia po vjen duke u rritur dhe shumë shpejt do të jemi në gjendje të përballemi edhe ndaj kundërshtarëve me emër. Ndaj Kroacisë dhe Spanjës kishim si strategji t’i surprizonim, por meqe nuk na eci në ndeshjen e sotme, shpresoj t’ia dalim ndaj spanjollëve”, u shpreh Mustedandagiç

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...