Tenis

Murray operohet me sukses, Azarenka tërhiqet nga Australian Open

Vetëm katër ditë pas tërheqjes në mënyrë zyrtare nga edicioni i ardhshëm i Australian Open ish-numri 1 i botës Andy Murray u operua me sukses në ije në Spitalin St. Vincent të Melburnit. Tre javë më parë tenisti britanik i ishte nënshtruar një tjetër ndërhyrjeje, për të reduktuar dhimbjet dhe përshpejtuar riaftësimin, megjithatë pavarësisht dëshirës së madhe 30-vjecari skocez nuk ia doli dot mbanë për të rekuperuar në kohë, për turneun e parë Slem të vitit, që starton të hënën tjetër në Melbourne Park. Një vit më parë, në këtë kohë tenisti britanik ishte në majë të klasifikimit të përgjithshëm botëror ATP, sidoqoftë Murray nuk luan një ndeshje kompetitive prej gjashtë muajsh, më saktë që nga 12 korriku i vitit të kaluar, kur u eliminua në fazën cerekfinale nga tenisti nga Shtetet e Bashkuara Sam Querrey. Problemet për tenistin skocez në fakt nisën që në Roland Garros, në gjysmëfinalen me zviceranin Stan Ëaërinka por Murray asokohe nuk i dha shumë rëndësi, pasi problemet fizike kishin lidhje me një dëmtim me të cilin ishte mësuar gjatë gjithë karrierës. Në një postim në rrjetet sociale ish-numri 1 i botës bëri të ditur operimin e tij në pjesën e ijes dhe shtoi se shpreson shumë që të kthehet në fillim të sezonit në fushat me bar, që për hir të së vërtetës përkon pikërisht me turneun e Shtutgartit. Në mesazhin e tij Murray falenderon Doktorin John O’Donnell si dhe gjithë personelin që u kujdes për të. Në vazhdim tenisti britanik shpjegon se nuk do të nxitohet aspak për të përshpejtuar ritmet gjatë fazës së rekuperimit, por synon të rikthehet për të luajtur vetëm kur të riaftësohet plotësisht, madje edhe nëse do të jetë në 95% të mundësive sipas tij është mjaftueshëm për të rivalizuar në nivelet më të larta. Për shkak të shkëputjes së tij të gjatë Murray ka rrëshqitur në pozicionin e 19 në renditjen botërore, gjithsesi më herët 30-vjecari skocez ka deklaruar se synon reduktimin e ndeshjeve dhe nuk do të mendojë shumë për klasifikimin, por do t’i përqëndrojë forcat kryesisht në turnetë më të rëndësishëm, pra duke ndjekur pak a shumë të njëjtën strategji që ndoqi edhe Roger Federer gjatë vitit 2017. Në dyshim për Australin Open mbetet gjithashtu edhe dyshja Rafel Nadal-Novak Djokovic, sidoqoftë te femrat tashmë është zyrtare edhe tërheqja e tenistes bjelloruse Victoria Azarenka. Kështu pra përvec amerikanes Serena Williams do të mungojë gjithashtu edhe 28-vjecarja nga Minsku që në Melbourne ka fituar radhazi në vitet 2012 e 2013. Ashtu si Murray edhe ish-numri 1 i botës në tenisin e femrave, që tani ka zbritur në vendin e 210 në renditjen WTA, për herë të fundit ka luajtur po në All England Club, korrikun e kaluar, gjithsesi arsyet e vërteta të mungesës së saj në Australian Open janë ligjore, sepse Vika nuk mund të largohet dot nga Shtetet e Bashkuara, për shkak të betejës juridike që ka hapur ish i dashuri i saj, në lidhje me kujdestarinë e djalit të tyre Leo, që është vetëm 12 muajsh.

To Top

Njoftim

DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë ende një dekoder apo modul të vjetër Tokësor SD, se duhet ta ndrrojnë patjetër me dekoder flyBOX ose T2 HD. E përfitoni falas me abonim Familjar ose Premium 12 mujor.

Pas proçesit të kalimit në T2, abonentët e tjerë me dekodera Tokësorë HD ose flyBOX, duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të kanaleve.DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë dekoder Tokësor HD ose flyBOX, dhe ju shfaqen probleme me sinjalin apo listimin e kanaleve, se duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të tyre.