Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Mungon Neymar, por PSG “fluturon” me Cavanin

Paris Saint Germain u shkëput akoma edhe më shumë në krye të Ligue 1 pasi mposhti në “Parc des Princes” me rezultatin e pastër 3-0 Nice në supersfidën që hapi javën e 11-të. Në një ndeshje ku binte në sy mungesa e Neymar për shkak skualifikimi, heroin e vërtetë për Parisin e bëri “El Matador” Edinson Cavani. Sulmuesi uruguian realizoi 2 golat e parë të sfidës ndërsa autogol i Dantes vulosi suksesin e skuadrës së Unai Emery. PSG me këtë fitore u ngjit në kuotën e 29 pikëve, 7 më shumë se Monaco e vendit të dytë që luan të shtunën në transfertë ndaj Bordeaux. Me këtë dygolësh Cavani u ngjit në kuotën e 11 finalizimeve në Ligue 1, dy më pak se Falcao që kryeson.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...