Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Mungojnë terrenet stërvitore,Partizani, Kamza e Laçi rivalë pa sekrete

Dy fusha stërvitore për tre klube. Rivalë në kampionat, por që kanë pak për t’i fshehur njëri-tjetrit. Partizani, Kamza dhe Laçi janë skuadrat elitare që përgatiten në Kompleksin Stërvitor të Ekipeve Kombëtare.Pothuajse paralelisht, me trajnerët dhe lojtarët që kanë mundësinë të vëzhgojnë kundërshtarët në aksion. Një panoramë e tillë është kthyer në një ditë të zakonshme pune për të gjithë, aq sa tashmë ky fenomen i hasur prej vitesh, mbi të gjitha prej mungesës së terreneve sportive, është kthyer në një lloj normaliteti për protagonistët.E ndërsa Partizani punonte me taktikën, me të cilën synon të rihapë kampionatin përballë Skënderbeut, ata te Kamza përfituan nga minutat në dispozicion përpara stërvitjes për të parë lëvizjet e Starovës, mjaftueshëm të kënaqur se një javë më parë arritën të frenonin kryesuesit e Kategorisë Superiore.

Ndërkohë, lojtarët e Laçit nisën dalëngadalë të grumbulloheshin në pritje që të kuqtë të mbaronin seancën dhe të zbrisnin për tu stërvitur në fushën që do të lirohej. Edhe futbollistëve kurbinas, ashtu si trajneri Mezani që u paraqit i pari për stërvitjen, iu dha mundësia të ndiqnin në aksion Partizanin por edhe Kamzën.Kjo nuk është asgjë krahasuar me faktin se skuadrave u duhet të stërviten paralelisht edhe kur kanë ndeshje ndërmjet tyre. Pavarësisht se kjo tingëllon çuditshëm, për tre trajnerë me eksperiencë në futbollin shqiptar si Starova, Ndreu apo Mezani është mëse normale që ti njohin mirë rivalët, kualitetin dhe karakteristikat e lojtarëve edhe pa u përshëndetur thuajse përditë.

Për faktin se pas 11 javësh ekipet kanë krijuar një fizionomi, por edhe sepse ndajnë të njëjtat fusha stërvitore, nuk ka dyshim që Partizani, Kamza dhe Laçi janë tre rivalë pa sekrete, që çdo javë synojnë të konfirmohen në fushë drejt objektivave sezonalë, qofshin këto mesi i renditjes, ëndrra për Kupat e Europës apo synimi për t’u rikthyer në garën për titull.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...