Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Mungesa e rotacionit, Di Maria & Co, të pakënaqur te PSG

Që kur drejtimin e PSG-së e mori sheiku nga Katari Nahser Al Khelaifi, për klubin nga Parisi nuk ishte shënuar më parë një fillim sezoni kaq pozitiv. E, megjithatë, jo domosdoshmërisht është përkthyer në një klimë optimiste e të buzëqeshur në dhomat e zhveshjes. Në këtë rast, faji bie tek Unay Emery, që edhe pse numëron 12 fitore dhe një barazim në 13 takime zyrtare, me 43 gola të shënuar e 7 të pësuar, duket se e përdor me shumë kursim grupin që ka në dispozicion. Më konkretisht, janë vetëm 16 lojtarë që zbresin gjithnjë në fushë. Kjo ka sjellë që për shumë lojtarë buzëqeshja të zbehet, si në rastin e Di Marias, që nuk festoi as golin e tij në Champions, ndaj Anderlechtit.

Argjentinasi preferoi të ulte kokën, pavarësisht përqafimit të shokëve. Sic sinjalizon e përditshmja sportive franceze l’Equipe, ky gjest nuk është i rastësishëm, përkundrazi ishtë shenjë e mërzisë dhe nervozizmit për faktin se ai nuk po aktivizohet mjaftueshëm. Di Maria është i trishtuar, edhe për faktin se në fund të sezonit shpresonte që të ndërronte fanellë dhe të largohej nga stoli që iu imponua pas mbërritjes së Neymar dhe Mbappe. Por PSG e refuzoi ofertën e Barcelonës, duke i konsideruar pak 40 milionë euro për të. Me situatën që paraqitet aktualisht, Di Maria mund të shpresojë për një largim vetëm në fund të këtij sezoni. Humori jo i mirë dhe pakënaqësitë duket se po përhapen në dhomat e zhveshjes. Edhe Draxler nuk ndihet mirë me qëndrimin e tij të gjatë në stol. Kështu që flitet se interesimi i Bayernit për 24-vjecarin e talentuar mund të rezultojë pozitiv. Por edhe për emra të tjerë si Pastore, Lucas, Trapp, Lo Celso situata nuk është më e favorshme, të gjithë po qëndrojnë në stol. Më keq nga të gjithë qëndron Ben Arfa, i përjashtur dhe në konflikt ligjor me PSG.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...