Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Mourinho-United, kriza mund të sjellë divorcin

Në Manchesterin që mbështet United, situata është disi kaotike ndërsa zërat për largimin e Jose Mourinhos shtohen përditë. Nuk është më një mister fakti që diçka është thyer në marrëdhëniet mes klubit dhe trajnerit luzitan, i cili nuk arrin të buzëqeshë si më pare, duke dhënë sinjale të qarta se gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur. Shkëputja e rivalëve të City-t në krye të klasifikimit e ka rënduar jo pak situatën në radhët e “Djajve të Kuq” dhe tashmë hipoteza e një lamtumire të mundshme të “Special One” në fund të sezonit nuk është më një utopi. “Sindroma e vitit të tretë” që simbolizon krizën dhe që në Angli besohet verbërisht, duket se ka mbërthyer Moun, i cili në ndryshim nga dy vitet e para, po kalon përherë e më pak kohë në qytetin e Manchesterit.

Jose nuk ka blerë ende një banesë në qytetin ku punon, sepse Londrën e konsideron shtëpinë e tij ku shkon shpesh me avionin e tij privat. Drejtuesit më të lartë të klubit nuk e shikojnë aspak me sy të mirë këtë sjellje, aq më tepër që në krahun tjetër, rivali i tij Pep Guardiola po bën një punë të shkëlqyer kjo edhe për faktin që ai është 24 orë në kontakt me lojtarët e tij, pasi ka preferuar të jetojë me kohë të plotë në Manchester. Një tjetër çështje që krijon një hendek të madh mes portugezit dhe klubit është fakti që ai kërkon të menaxhojë çdo detaj, madje edhe emërimet në staf, gjë e cila nuk ka ndodhur në kohën e Louis Van Gaal dhe David Moyes. Sulmi verbal kundër një emri të njohur si Paul Scholes me aq shumë kontribute në “Old Trafford” ka acaruar edhe më tej situatën, pasi një klub si United kërkon të ruajë me fanatizëm traditën dhe emrat që e kanë përfaqësuar dhe deklarata e Mourinhos se ka fituar më shumë se ish-mesfushori, nuk është pritur mirë. Ndoshta këtë herë me qëndrimin e tij publik, Mourinho ka shkelur në dërrasë të kalbur, sepse Scholes nuk përfaqëson vetëm një ish, por ai është një ikonë e gjallë e “Djajve të Kuq”. Në fund, por jo më pak rëndësi, kanë edhe zërat që vijnë nga Parisi për një interesim gjithonë në rritje të sheikut Al Khelaifi. Te PSG, Mourinho do të kishte në dorë çekun e bardhë për të shpenzuar sipas dëshirës dhe ky është një fakt joshës për trajnerin portugez, i cili preferon ta ndërtojë skuadrën që dëshiron i lirë nga pengesat financiare.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...